back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeE rëndë, 7 vjeçarja vdes në QKUK pasi u trajtua në një...

E rëndë, 7 vjeçarja vdes në QKUK pasi u trajtua në një ordinancë private

Të ngjajshme

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

‘Arritje e madhe për kujtesën e Kosovës’, ASHAK arrin 8.5 milion skanime digjitale

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka njoftuar se...

E pabesueshme ku ka rënë Insigne, dikur yll i madh në Serie A

Ylli i dikurshëm i Napolit, Lorenzo Insigne do të...

Një vajzë 7 vjeçare ka vdekur sot pasi i është përkeqësuar gjendja gjatë trajtimit mjekësor në një ordinancë private. Ajo është dërguar në QKUK, por nuk ka arritur të mbijetojë.

Klan Kosova ka raportuar se vajza 7 vjeçare ka vdekur, pasi  kishte shkuar për të bërë një fotografim të kokës tek njëra nga ordinancat private në Prishtinë.

Policia e Kosovës i ka thënë Gazetës Express se sot është lajmëruar një rast për vdekjen e një vajze të mitur. Polica po e  cilëson si vdekje të dyshimtë.

“Sot në stacionin policor jugu në Prishtinë është hapur një rast Vdekje e dyshimtë. Viktimë në këtë rast është një femër (e mitur).

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin, ndërkohë që me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion” ka thënë Polica për Gazetën Express.

Express mëson se vajzës shtatë vjeçe i është përkeqësuar gjendja në ordinancë private e pastaj menjëherë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare, ku ka vdekur.

Sipas raportimeve të Klanit, xhaxhai i vajzës, që nuk ka dashur t’i përmendet emri, ka thënë se mbesa e tij ndërroi jetë nga mbi doza e anestezionit.

“Vajzën është dërguar në një ordinancë private në lagjen Ulpiana për të bërë rezonancë magnetike. Ajo ka vdekur si pasojë e mbi dozës së anestezionit. I kanë dhënë fillimisht por gjatë kohës sa ka qenë duke e bërë rezonancën ajo është zgjuar dhe pastaj i kanë mbi dozë”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz