back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeGjendje e mjerueshme në QKUK, vajza obligohet t’i asistojë nënës së saj...

Gjendje e mjerueshme në QKUK, vajza obligohet t’i asistojë nënës së saj të infektuar me Covid19

Të ngjajshme

Pamja e një vajze duke i asistuar nënës së saj të shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë të Qendrës Klinike Universitare (QKUK) tregon gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet sistemi shëndetësor i Kosovës.

Fotografia shfaq vajzën duke ia mbajtur infuzionin nënës së saj të infektuar me COVID-19, duke e ekspozuar veten para rrezikut të epidemisë.

Një dëshmitar nga Klinika e Pulmologjisë ka thënë se pavarësisht rrezikut, familjarët lejohen të frekuentojnë dhomat ku ndodhen të shtrirë pacientët me koronavirus.

Ndryshe, ditë më parë ka pasur raportime si disa pacientë në spitale po shtrihen edhe në korridore për të marrë trajtim, për shkak të ngarkesave.

Të Fundit

Sport

ShowBiz