back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeLajmi i fundit: Qeveria Hoti shkarkon bordet e katër ndërmarrjeve publike

Lajmi i fundit: Qeveria Hoti shkarkon bordet e katër ndërmarrjeve publike

Të ngjajshme

Nga Strasburgu vjen sinjali për trajtimin e një sërë ankesash në Speciale

Padia e Pjetër Shalës, ndaj shteteve anëtare të Bashkimit...

Liqeni që furnizon Prishtinën me ujë po mbytet nga dora e njeriut

Mbeturinat tash e një kohë kanë kapluar liqenin artificial...

Trump thotë se Putini është pajtuar të ndalë sulmet ndaj Kievit për një javë

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se homologu i tij...

Obiliqi heq taksën 10-eurosh për ankesat e qytetarëve

Komuna e Obiliqit ka vendosur të heqë tarifën prej...

Eksporti i TIK-ut pesëfishohet, Kurti: Teknologjia po bëhet motor i rritjes ekonomike

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vlerësuar rritjen e...

Qeveria e Republikës së Kosovës, me kërkesë të kryeministrit Avdullah Hoti, në pajtim me nenin 17 paragraf 1. të Rregullores së Punës së Qeverisë, ka mbajtur sot mbledhjen korresponduese (mbledhje elektronike, e 19-ta me radhë), në të cilën ka marrë vendime nga fushat e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.

Pika e parë që mori miratimin e Qeverisë së Kosovës ishte vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë nr. 13/15 të datës 22 korrik 2020, për themelimin e Komitetit Ndërministror për përzgjedhjen e projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Me këtë plotësim-ndryshim anëtar i Komitetit Ndërministror është edhe Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit. Ky vendim është pjesë përbërëse e vendimit të Qeverisë nr. 13/15 të datës 22 korrik 2020.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shkarkimin e Bordeve të Përkohshme të Drejtorëve të katër Ndërmarrjeve Publike: Ndërmarrjes Publike, Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU “Prishtina” Sh. A.; Ndërmarrjes Publike Qendrore NPH “Ibër – Lepenc” Sh. A.; Ndërmarrjes Publike “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës – KEK” Sh. A. dhe Ndërmarrjes Publike KRU “Hidroregjioni Jugor”, Prizren Sh. A.

Po ashtu, Qeveria ka emëruar Bordet e Përkohshme të këtyre katër Ndërmarrjeve Publike, si në vijim:

  1. Bordi i Përkohshëm i NP, KRU “Prishtina”, në këtë përbërje:

1.1 – Labinot Dedushi, Kryesues, Drejtor;

1.2 – Agim Miftari, Drejtor;

1.3 – Arlind Haziri, Drejtor;

1.4 – Linda Spahiu, Drejtore.

  1. Bordi i Përkohshëm i NPH “Ibër Lepenc” Sh. A., në këtë përbërje:

2.1 – Marigona Hamdija, Kryesuese, Drejtore;

2.2 – Aferdita Llumnica, Drejtore;

2.3 – Enver Rrustemi, Drejtor;

2.4 – Dejan Radojkovi, Drejtor.

  1. Bordi i Përkohshëm i NP “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës – KEK” Sh. A., në këtë përbërje:

3.1 – Hysen Fazliu, Kryesues, Drejtor;

3.2 – Egzon Berisha, Drejtor;

3.3 – Petrit Ibraj, Drejtor;

3.4 – Fatime Grajcevci, Drejtore.

  1. Bordi i Përkohshëm i NP Kompania Rajonale e Ujësjellësit – KRU “Hidroregjioni Jugor” Prizren Sh. A., në këtë përbërje:

4.1 – Zambeze Guraziu, Kryesuese, Drejtore;

4.2 – Edmond Hoxha, Drejtor;

4.3 – Mirzet Dzogovic, Drejtor;

4.4 – Agron Shala, Drejtor.

Të Fundit

Sport

ShowBiz