BallinaLajmeRrahje mes disa personave në Mitrovicë, dy të lënduar

Rrahje mes disa personave në Mitrovicë, dy të lënduar

Të ngjajshme

Disa persona janë përfshirë në një përleshje që ka ndodhur sot në orën 18:00.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Mitrovicë.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

Zahiti tha se dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar tre të dyshuar.

“Një rrahje ndërmjet disa personave është raportuar rreth orës 18:00, në rrugën ” Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, lidhur me rastin aktualisht policia është duke intervistuar tre persona në cilësi të të dyshuarve, ndërsa dy persona tjerë kanë kërkuar tretman mjeksor. Rasti është duke u trajtuar”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz