back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeZv/kryeministri Tahiri: Këto janë dy mundësitë për ta nxjerrë Telekomin nga kriza

Zv/kryeministri Tahiri: Këto janë dy mundësitë për ta nxjerrë Telekomin nga kriza

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi të hënën do të prezantojë dy opsione të cilat do ta nxjerrin Telekomin nga kriza.

Ai ka thënë se Kuçi do të ofrojë zgjidhje të qëndrueshme për Telekomin, duke shtuar se kjo ndërmarrje nuk do të falimentojë.

Tahiri ka thënë se gjendja e tanishme është një barrë e madhe për Qeverinë dhe ministrin.

“Nuk do të ketë falimentim dhe do të ketë një reagim të shpejtë të hënën. Ministri Kuçi do të prezantojë para kryeministrit dhe Qeverisë një varg rekomandimesh për intervenim të shpejtë. Janë dy opsione që i diskutova sot dhe dyjat janë intervenime të shpejta. Po flasim për një aset i cili ka një numër të madh të shërbimeve”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Qeveria duhet t’iu dalë zot punëtorëve të cilët rrezikohen nga falimenti i Telekomit.

Sipas tij, rekomandimet nga Kuçi do të ndërlidhen me regjenerimin financiar dhe marrjen e përgjegjësisë si shtet ndaj kësaj ndërmarrje.

“Se a do të jetë plani për marrjen e një huaje afatgjate apo ndonjë formë tjetër me ndonjë menaxhment të huaj nuk mund të them”, ka thënë ai.

Tahiri në Interkativ të KTV’së ka thënë se emrat e anëtarëve të ri të bordit të Telekomit nuk janë të lidhur me politikën.

“Po është e vërtetë se sot kemi votuar në mënyrë elektronike për anëtarët e Bordit të Përkohshëm të Telekomi. Në fakt është lajm i mirë që nuk i njohim dhe i bie që nuk janë figura politike. Para se të vijë këtu bisedova me ministrin Kuçi dhe ajo çka ka ndodhur është që ministria e Ekonomisë që është përgjegjëse i ka marrë CV-ja e tyre dhe i kanë përzgjedhë këta katër persona”, ka thënë ai.

Tahiri ka shtuar se Qeveria si aksionare kryesore nuk ka mundësi ta lë një korporatë si Telekomi pa bord.

Ai ka thënë se përzgjedhja e këtyre anëtarëve është bërë përmes CV’ve.

Të Fundit

Sport

ShowBiz