back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeBalaj: Telekomi ka 72 milionë euro borxhe, një kabllo që kushton 12...

Balaj: Telekomi ka 72 milionë euro borxhe, një kabllo që kushton 12 cent u ble për 44 euro

Të ngjajshme

Dallaveret me vota/ 1 muaj paraburgim për 5 komisionerë të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda,...

Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para Prime-it

Pak minuta para nisjes së Prime-it të Big Brother...

Forca e Sigurisë së Kosovës pjesëmarrëse në ushtrimin ndërkombëtar “KFOR 36”

Kontingjenti i FSK-së me kapacitete mjekësore ROL 1, që...

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se aktualisht Telekomi i Kosovës është 72 milionë euro në borxh.

Ai tha se një kohë Telekomi vlerësohej 1 miliard e 200 milionë euro, ndërsa sot ka borxh.

Tutje, Balaj tha se kontrata e Telekomit me Z-Mobile ka hapur rrugë kontratave tjera të dëmshme.

“Kontrata me Z-Mobile i ka hapur rrugë kontratave tjera të dëmshme. Ajo kontratë është fillimi i kontratave të dëmshme”, ka thënë Balaj.

Ai gjithashtu tregoi për skandale të ndryshme që kanë ndodhur në Telekom.

“E di që ka ndodhur një kontratë ku një metër kabllo optike është dërguar tek një operator dhe është paguar 44 euro e 77 cent për metër. Ndërsa me shumicë kushton diku rreth 12-13 cent”, shtoi Balaj.

Të Fundit

Sport

ShowBiz