BallinaLajmeVetëvendosja dhe PDK e mbështesin drejtimin e seancave nga Osmani

Vetëvendosja dhe PDK e mbështesin drejtimin e seancave nga Osmani

Të ngjajshme

ZKM njofton: Kurti pranoi urime të shumta nga liderët për mandatin e ri

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar “një mori urimesh” nga...

19-vjeçari shqiptar në Angli vdes në kantierin e ndërtimit, u rrëzua nga kati i 12

Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Macron – Kurtit: U takon t’i zbatoni angazhimet e marra në marrëveshjet e fundit me Serbinë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar kryeministrit...

Nuk përmbahet Enca, shfaqete ‘zjarr’ në postimin e fundit

Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia ka ‘dridhur’ rrjetet sociale me...

Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë, alarm për ekonominë lokale

Numri i dyqaneve të zbrazëta në Gjenevë është rritur...

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë deklaruar se e mbështesin udhëheqjen e seancave të Kuvendit të Kosovës nga Vjosa Osmani.

Shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi, ka thënë se Osmani e udhëheq Kuvendin në mënyrën më të mirë të mundshme.

“E kuptoj shqetësimin e deputetëve por nuk e kuptoj egërsinë e tyre ndaj kryetares së Kuvendit. Ju po e udhëhiqni shumë mirë seancën, ndërsa i bëj thirrje zotëri Hotit, ta ketë parasysh, të flas me kabinetin e tij qeveritarë. Unë ju them ta mbani kështu në vijë seancën pavarësisht këtyre klithjeve që vijnë herë pas herë dhe të vazhdoni siç po e drejtoni sepse shumë mirë po e drejtoni”, tha Selimi.

Ndërsa Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se edhe për subjektin e tyre Osmani i menaxhon mirë seancat.

“Nuk mendoj se po dilni jashtë prej asaj çka përcakton rregullorja e Kuvendit, secili kryetar edhe në të kaluarën e ka pas një mënyrë për menaxhimin e temave”, ka thënë Memli.

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala ka thënë se Osmani se nuk po e drejton seancën konform rregullores së punës së parlamentit.

Mes tjerash, Shala tha se kryeparlamentares nuk i lejohen pozicionime politike dhe se “është në Kuvend për ta drejtuar seancën sa më teknikisht që mundet”, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz