BallinaLajmeMusliu: Nëse nuk e shkarkon kryeministri Rakiqin, Kuvendi duhet të ndërmarrë masa

Musliu: Nëse nuk e shkarkon kryeministri Rakiqin, Kuvendi duhet të ndërmarrë masa

Të ngjajshme

Parashikimi i motit për të enjten

Të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të...

Vlerësimi i ekspertit: Ujdia e Ohrit, dështimi i madh i BE-së

Më 18 mars të vitit 2023 atëbotë kryediplomati i...

Hoxha: Thesari ia ndali RTK-së 2.5 milionë euro dhe ia mori edhe 100 mijë euro në emër te kamatës

Këshilltar i U.D. Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Fadil...

Barcelona e “shkatërron” Newcastlen në ndeshjen e kthimit, avancon në çerekfinale

Barcelona është çerekfinalisti i radhës në Ligën e Kampionëve...

Betim Musliu nga Instituti Kombëtar i Drejtësisë në emisionin Frontal të T7 ka deklaruar se me automatizëm është dashur të shkarkohet nga posti i zëvendëskryeministrit, Goran Rakiq, pas deklaratave për vendosjen e orës policore në veri në bazë të vendimit të shtetit të Serbisë.

Musliu ka thënë se qeveria është dashur që pas deklaratave të Goran Rakiq të shkarkojë atë.

“Kemi një zëvendëskryeministër i cili është duke bërë shkelje, po na cenon kushtetutën kjo do të duhej të ishte nën llupën e prokurorit të shtetit pasi që është duke kryer vepër penale. Një prokurori e pastër do të duhej të veprojë. Nëse nuk e shkarkon kryeministri Hoti, atëherë Kuvendi do të duhej të ndërmarrë masa”, ka thënë Musliu.

Ndërkaq, Natyra Kuçi nga PSD’ja, ka thënë se problemi është politik, sepse njerëzit që janë në institucione nuk e njohin shtetësinë.

“Mungesa e bashkimit të partive shqiptare në Kosovë po e fuqizon listën serbe. Shkarkimi duhet të bëhet ndaj dikujt që nuk e njeh shtetësinë e Kosovës”, ka thënë ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz