back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeTjetër tragjedi në Kosovë: Një person vret burrin e kushërirës, e plagos...

Tjetër tragjedi në Kosovë: Një person vret burrin e kushërirës, e plagos atë dhe djalin e saj

Të ngjajshme

SHBA-ja e nxjerr në shitje superjahtin e konfiskuar rus

Shitet: jaht luksoz motorik. Pronësia, jashtëzakonisht e kontestuar. Saga e...

LVV-ja thërret konferencë për shtyp

Vetëvendosje do të mbajë sot konferencë për shtyp në...

Koka derri të vendosura para xhamive në dhe përreth Parisit

Të paktën nëntë koka derrash u gjetën jashtë disa...

Kapen dhe dëbohen 3 kosovarë, po qëndronin dhe po punonin ilegalisht në Zvicër

Gjatë një inspektimi në një kantier të ndërtimit në...

Dyshimet për varr masiv, sot inspektohet lokacioni pranë Novi Pazarit

Në fshatin Kozhle, pranë Novi Pazarit, sot do të...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bardhaniq të Gjakovës, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Atje po dyshohet se një shtetas i Shqipërisë ka sulmuar me thikë bashkëshortin e kushërinës së tij, i cili nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të marra. Po ashtu, të lënduar janë edhe gruaja e djali i viktimës. Express ju sjell detaje.

Mëngjesi i së martës është shndërruar në tragjedi për një familje në Gjakovë.

Atje po dyshohet se një shtetas i Shqipërisë ka vrarë bashkëshortin e kushërirës së vet, e po ashtu e ka plagosur edhe kushërirën dhe djalin e saj.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar Drejtori i Policisë Rajonale të Gjakovës, Lumni Graishta.

Graishta tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Rreth orës 03:00 të datës 07.07.2020 Policia në Gjakovë është informuar për një rast vrasje në fshatin Bardhaniq. Të gjitha njësitet relevante si njësitet patrulluese, hetuesia, forenzika, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor i janë përgjigj vendit të ngjarjes. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës ndërsa dy personave tjerë iu është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore”, deklaroi Graishta.

Graishta tha se sipas informatava të para, i dyshuari I.V., shtetas i Shqipërisë, ka sulmuar me thikë mikun e tij, gruan dhe djalin e viktimës, e më pas është arratisur.

“Sipas informatave të para, i dyshuari V.I. mashkull, shtetas i Republikës së Shqipërisë ka sulmuar me thikë mikun e tij (viktimën), gruan dhe djalin e tij, pas të cilit akt i dyshuari është arratisur”, ka thënë Graishta.

Por, policia ka arritur ta gjejë të dyshuarin.

“Të dhënat e personit të dyshuar i janë përcjellë të gjitha njësiteve policore dhe rreth orës 07:00 i njëjti është arrestuar nga Stacioni Policor në Deçan. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, i dyshuari është ndaluar për 48 orë”, ka thënë Graishta.

Graishta bëri të ditur se djali i viktimës është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor, pasi gjendja e tij shëndetësore është më e rëndë.

“I lënduari tjetër (djali i viktimës) për shkak të plagëve të rënda është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në bashkëpunim me prokurorin e shtetit vepra është cilësuar si ”Vrasje e Rëndë”, ekzaminimi i vendit të ngjarjes po vazhdon ende, kurse hetimet janë duke u zhvilluar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Gjakovë në mbikëqyrje të afërt të prokurorit të shtetit”, ka deklaruar Graishta.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz