back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmePërplasen mes vete dy aeroplanë

Përplasen mes vete dy aeroplanë

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Dy trupa të pajetë janë nxjerrë nga uji dhe gjashtë persona të tjerë besohet të kenë vdekur pasi dy aeroplanë të vegjël u përplasën mes vete në ajër dhe ranë në liqenin Coeur d’Alene në Idaho të Shteteve të Bashkuara.

“Sipas raporteve fillestare, gjithsej në të dy aeroplanët kanë qenë tetë pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, por kjo është ende duke u vërtetuar. Tash për tash besohet se nuk ka persona të mbijetuar”, tha zyra e policisë lokale në Kootenai.

Raportohet se në mesin e viktimave ka të rritur dhe fëmijë, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Hetuesit ende nuk e kanë zbuluar shkaktarin e këtij aksidenti. Në deklaratën e policisë thuhet se aeroplanët u fundosën në rreth 38 metra thellësi në liqen.

Mediet lokale raportuan se kjo përplasje është duke u hetuar nga Administrata e Aviacionit Civil dhe Bordi Kombëtar për Siguri në Transport dhe se njëri nga aeroplanët e përfshirë në aksident është i modelit Cessna 206.

Të Fundit

Sport

ShowBiz