back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeKurti: Zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme

Kurti: Zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme

Të ngjajshme

Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i pranishëm në Knesset derisa Edi Rama mban fjalim

Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është duke...

Osmani porosit të mos harrohet Holokausti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Ditën Ndërkombëtare...

Kreu i Lëvizjes, Vetëvendosje, Albin Kurti, i është rikthyer kërkesës për mbajtje të zgjedhjeve të reja, përkundër se situata me coronavirusin në vend ka shpërthyer.

Në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Kurti ka deklaruar se zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme dhe se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për qytetarët, shkruan Reporteri.net.

“Zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme.Me 6 tetor nuk kishim thjesht një palë zgjedhje të radhës dhe nuk kishim thjesht një qeveri të radhës. Qytetarët votuan për ndryshim. Votuan që partitë e PAN-it të shkojnë në opozitë dhe votuan si kurrë më parë me numër rekord të votave se kush duhet të jetë kryeministër”.

“Neve na don populli, kurse ata e duan njëri-tjetrin. Dikur e kanë frikësuar popullin, tash po i frikësohen zgjedhjeve. E zgjedhjet janë zgjidhja edhe për shëndetin e qytetarëve, edhe për shëndetin e demokracisë, edhe për shëndetin e shtetit”, ka deklaruar Kurti. /Reporteri.net/.

Të Fundit

Sport

ShowBiz