back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeQeveria mblidhet sot në ora 18:00 për t’i miratuar masat e reja...

Qeveria mblidhet sot në ora 18:00 për t’i miratuar masat e reja ndaj koronavirusit

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Është bërë e ditur se sot në ora 18:00, Qeveria e Kosovës do të mbaj mbledhjen e radhës, ku pritet që të miratohen masat e reja ndaj koronavirusit, shkruan Gazeta Metro.

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës do të mbahet në ora 16:00, arsyeja e kësaj mbledhje është miratimi i masave të reja që kryeministri Hoti ka ndërmarr pas mbledhjes që kishte me krerët e institucioneve shëndetësore.

Nga sot është marrë vendimi që të mbyllen të gjitha lokalet e gastronomisë nga ora 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit, kohë kjo në të cilën është vendosur orë policore, transmeton Gazeta Metro.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në konferencën e mbajtur për media pas mbledhjes së tij me krerët e institucioneve shëndetësore.

Ai tutje ka shtuar se një ndër masat tjera të cilat do të ndërmerren tutje është edhe puna vetëm në hapësira të hapura dhe shërbimi ‘take away’.

“Në qytetet ku ka numër te madh do të kufizohet plotësisht lëvizja. Nga Sonte në Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri. Do te kufizojmë plotësisht lëvizjen nga ora 21 deri në orën 5 në mëngjes. Do të përcjellim pastaj lëvizjet e numrave me infektime”, ka thënë Hoti, raporton Express.

Ai ka thënë se gjithashtu do të reduktohen punëtoret e institucioneve, dhe do të punohet vetëm me staf esencial. Sipas rregullores Hoti ka thënë se do të përcaktohet se çfarë do të nënkuptohet me staf esencial.

“Mbyllen të gjitha lokalet e gastronomisë nga ora 21 deri në orën 5 të mëngjesit. Jashtë kufizimit lejohet puna vetëm në hapësira të hapura dhe shërbimin ‘merre me vete’. Numri i njerëzve përgjysmohet nëpër autobusë”, ka thënë Hoti.

Ai gjithashtu ka thënë se edhe në institucionet shëndetësore do të reduktohen shërbimet jo-esenciale.

“Do të reduktojmë numrin e të punësuarve në institucione vetëm në staf të domosdoshëm. Në institucione shëndetësore, do të reduktohen të gjitha shërbimet që janë jo-esecenciale që presin”, ka thënë Hoti.

Gjithashtu ka treguar se edhe numri i njerëzve që do të shfrytëzojnë trafikun urban do të përgjysmohet.

“Numri i njerëzve që shfrytëzojnë një autobus publik përgjysmohet”, ka thënë Hoti. /gazetametro.net

Të Fundit

Sport

ShowBiz