back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmePas vdekjeve të mbrëmshme, dramë në QKUK

Pas vdekjeve të mbrëmshme, dramë në QKUK

Të ngjajshme

Sorensen deklarohet pas takimit të djeshëm në Bruksel

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, priti...

I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk del para gjykatës të martën

I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk pritet të...

Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë: Mezi pres të bashkëpunojmë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha,...

Familjarët ngritin dyshime për oksigjenin, edhe pse askush nuk ka fakte që sistemi kishte problem, ose që cilësia ishte dobët

Një 70- vjeçar nga Mitrovica ka ndërruar jetë mbrëmë pak pas mesnatës në Klinikën Infektive. Ai ishte i infektuar me Covid-19 dhe qe disa ditë ishte i shtrirë në këtë Klinikë.

Vajza e tij në një prononcim për Express ka ngritur dyshime se babai i saj ka vdekur si pasojë e oksigjenit.

“Baba jem ka vdekë prej oksigjenit. Unë po dyshoj qe gazim që e ka marrë, oksigjenin ia ka shkaktua. Ne familjarët e kemi monitoru oksigjenin që e ka marrë baba. Dyshimi jem është që ai ka vdekë prej oksigjenit. Baba ka vdekë në orën 03:00 të mëngjesit”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, edhe katër persona kanë vdekur në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës që ishin të infektuar me COVID-19. Burime të Express kanë thënë se të njëjtit kishin pasur edhe sëmundje shoqëruese. Është kërkuar të bëhet edhe obduksioni i trupave të të vdekurve.

Ka shkuar në 70 numri i të vdekurve me COVID-19 në Kosovë. Një person ka vdekur mbrëmë ndërsa tre të tjerë sot në orët e hershme të mëngjesit, kanë thënë burime të Express brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz