BallinaLajmeAnulohen të gjitha vendimet e Glauk Konjufcës, si ministër i Punëve të...

Anulohen të gjitha vendimet e Glauk Konjufcës, si ministër i Punëve të Jashtme

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Janë anuluar vendimet e marrra nga ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Kështu ka bërë të ditur ish-shefi i kabinetit të Konjufcës, Kreshnik Ahmeti.

“Qeveria ilegjitime paska vendosur që t’i anulojë të gjitha vendimet e kabinetit të Ministrit Konjufca”, shkruan ai.

Ai ka rikujtuar vendimet e marra gjatë mandatit të ministrit Konjufca: Propozimin për kthimin e shefave të misioneve; vendimin që së paku 50 për qind e emërimeve të ambasadorëve dhe shefave të misioneve të bëhen nga anëtarët në detyrë të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës; që të emëruarit në pozitën e ambasadorit dhe Shefit të Misionit që nuk janë anëtarë në detyrë të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës të shërbejnë vetëm një mandat; si dhe vendimi për largimin e 14 konsujve.

“Këto vendime të qeverisë ilegjitime janë plotësisht në shpërputhje me aktet ligjore dhe nënligjore për MPJ-në dhe Shërbimin e Jashtëm dhe janë pjesë e kapjes së shtetit dhe klientelizmit të subjekteve të cilat aktualisht janë pjesë e qeverisë ilegjitime apo shtiren se janë opozitë e saj”, ka shkruar Ahmeti. /
Gazeta Sinjali

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz