BallinaLajmeAfera “Pronto”, Gjykata dënon Adem Grabovcin dhe dy të tjerë

Afera “Pronto”, Gjykata dënon Adem Grabovcin dhe dy të tjerë

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Gjykata e Apelit ka marrë vendimin për 11 personat e përfshirë në aferën “Pronto”, në të cilën janë të përfshirë zyrtarë të lartë të PDK-së

Ish-deputeti i PDK-së, Adem Grabovci, është gjetur fajtor për dy vepra penale.

Ndaj tij është shqiptuar masa e burgimit unik prej 1 vjet e dy muaj, dënim i cili nuk ekzekutohet nëse nuk kryen vepër tjetër penale në kohëzgjatje prej 2 vjetëve.

Grabovcit i është hequr e drejta për t’u zgjedhur dhe i është ndaluar ushtrimi i funksioneve ne administratën publike apo shërbimin publik, në kohëzgjatje prej 2 viteve, pas kalimit të periudhës së verifikimit të dënimit me kusht.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ish-ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ish-deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti dhe tetë të akuzuarit tjerë janë shpallur të pafajshëm për veprën penale “shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje”.

Ky është njoftimi i plotë i Gjykatës së Apelit:

Gjykata e Apelit ka vendosur në çështjen penale kundër A.G. dhe të tjerëve

Prishtinë, 01.07.2020 – Departamenti Special i Gjykatës së Apelit, ka marr vendim, në rastin e të akuzuarve A.G.,A.P.,Xh.D., I.G., S.D., B.B., R.A., N.K.,Z.P, F.Sh. dhe I.N. Me aprovimin e pjesshëm të ankesës së Prokurorisë Speciale, por edhe sipas detyrës zyrtare, aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 02.03.2020, është ndryshuar vetëm për pikën II dhe III të dispozitivit. Të akuzuarit A.G. dhe I G. janë gjetur fajtor për dy vepra penale të Shkeljes së statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës nga neni 193 paragrafi 4 i lidhur me par.1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa i akuzuari S.G. për një vepër të tillë penale.

Konform dispozitave ligjore në fuqi, Gjykata e Apelit, të akuzuarit i ka gjykuar me dënim me kusht dhe dënime plotësuese si në vijim.

A.G. i është shqiptuar dënim unik prej 1 vjet e 2 muaj burgim, dënim i cili nuk do të ekzekutohet në rast se ai nuk kryen vepër tjetër penale, në kohëzgjatje pre 2 viteve. Atij i është hequr e drejta për t’u zgjedhur dhe i është ndaluar ushtrimi i funksioneve ne administratën publike apo shërbimin publik, në kohëzgjatje në kohëzgjatje prej 2 viteve, pas kalimit te periudhës se verifikimit te dënimit me kusht.

I.G. i është shqiptuar dënim unik prej 1 viti e 4 muaj burgim, i cili dënim nuk do te ekzekutohet ne raste se i akuzuari nuk kryen vepër tjetër penale ne kohëzgjatje prej 2 viteve. Atij gjithashtu është hequr e drejta për t’u zgjedhur dhe i është ndaluar ushtrimi i funksioneve ne administratën publike apo shërbimin publik, në kohëzgjatje në kohëzgjatje prej 2 viteve, pas kalimit te periudhës se verifikimit të dënimit me kusht.

Ndërsa S.G. është dënuar, me dënim me burgim ne kohëzgjatje prej 8 muaj, i cili dënim nuk do te ekzekutohet ne raste se i akuzuari nuk kryen vepër penale ne kohëzgjatje prej 1 viti. Atij i është hequr e drejta për t’u zgjedhur dhe i është ndaluar ushtrimi i funksioneve ne administratën publike apo shërbimin publik, në kohëzgjatje në kohëzgjatje prej 2 vjetëve, pas kalimit te periudhës se verifikimit të dënimit me kusht.

Në çështje tjera( pika I, IV, V, VI, VII, VIII, IX e dispozitivit) ankesa e prokurorisë është refuzuar si e pa bazuar, ndërsa aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë është vërtetuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz