back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeKufijtë e Bashkimit Evropian mbeten të mbyllura për rajonin, me përjashtim të...

Kufijtë e Bashkimit Evropian mbeten të mbyllura për rajonin, me përjashtim të Serbisë dhe Malit të Zi

Të ngjajshme

KEDS-i tregon se ku do të ketë reduktime nesër

Në disa qytete të vendit, nesër do të ketë...

Pamje nga eklipsi që u pa sonte edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë sonte edhe në...

Eklipsi i rrallë hënor shihet edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë edhe në Kosovë. Bota...

Aktori bën pauzë nga aktrimi

Jonathan Bailey ka vendosur të bejë një pauzë në...

Këshilli i Bashkimit Evropian (BE) ka miratuar një rekomandim për të shfuqizuar kufizimet e përkohshme për udhëtimet jo thelbësore në BE.

Sipas këtij vendimi, vetëm Mali i Zi dhe Serbia përfshihen në të ashtuquajturën listë pozitive. Qytetarët e këtyre vendeve mund të udhëtojnë në BE nga 1 korriku.

Të gjitha vendet e tjera të rajonit konsiderohen të pasigurta, për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike të koronavirusit të ri.

Vendimi shpjegon se kriteret për heqjen e kufizimeve për vendet e treta, përfshijnë, veçanërisht, situatën epidemiologjike dhe masat e mbrojtjes.

Për të hapur kufijtë për një vend të tretë, numri i rasteve të reja COVID-19 duhet të jetë afër ose nën mesataren e BE-së, që do të thotë një maksimum 16 të infektuar për 100,000 banorë në 14 ditët e fundit.

Gjithashtu në këto vende duhet të ketë “një tendencë të qëndrueshme ose në rënie të rasteve të reja gjatë kësaj periudhe në krahasim me 14 ditët e mëparshme”.

Këshilli njoftoi se kjo listë e vendeve të sigurta do të rishikohet dhe përditësohet çdo dy javë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz