BallinaLajmeEKSKLUZIVE: “Telekom Srbija” ofron 155 milionë euro për blerjen e IPKO’së

EKSKLUZIVE: “Telekom Srbija” ofron 155 milionë euro për blerjen e IPKO’së

Të ngjajshme

Muriqi: Nëse kualifikohemi do të jetë si Pavarësi e dytë për ne

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Vedat Muriqi ka folur...

Faton Peci: Sot mbi urën e Ibrit mbjellëm mbi 100 karanfila

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, është zgjuar të dielën...

Humbi ndjenjat gjatë stërvitjes, trajneri i Rumanisë dërgohet në spital

Trajneri i Rumanisë, Mircea Lucescu është dërguar së fundmi...

I riu nga Prizreni, Miran Gashi storie suksesi në Gjermani

Miran Gashi është një storie suksesi në Mynih të...

Kompania e dytë më madhe e telefonisë mobile në Kosovë “IPKO”, i ka vënë në shitje 100 % të aksioneve që i ka në posedim Telekomi i Sllovenisë, shkruan Gazeta Metro.

Gazeta Metro ka mësuar ekskluzivisht se “Telekom Srbija” ka ofruar 155 milionë për blerjen e kompanisë “IPKO” në Lubjanë.

Nga 10 ofertat e pranuara, Metro mëson se “Telekom Srbija” ka ofruar shumën më të lartë për blerjen e kompanisë “IPKO”.

“Telekom Srbija” është kompani e afërt me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic dhe zyrtarët e partisë së tij  “Srpska Napredna Stranka” (SNS).

Po ashtu kjo kompani serbe ka shtrirjen më të madhe në gjithë territorin e Serbisë, ajo tregun e saj e ka zgjeruar edhe në Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Austri.

Kujtojmë se në Mars të 2018-ës Telekomi Slloven u bë pronari i vetëm i IPKO Telecommunications pasi bleu edhe 6.89% të aksioneve të cilat nuk i kishte në pronësi.

Sipas grupit të Telekomit Slloven, shitja është pjesë e strategjisë së kompanisë 2019-2023 për të konsoliduar veprimtarinë e saj ose përmes zgjerimit ose përmes shitjes së investimeve në tregjet ku operon.//gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz