BallinaLajmeAlarm për vërshime në Kosovë për shkak të reshjeve, këto janë zonat...

Alarm për vërshime në Kosovë për shkak të reshjeve, këto janë zonat që mund të preken

Të ngjajshme

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit ka paralajmëruar për mundësinë e vërshimeve të shpejta në zonën e Prishtinës me rrethinë dhe në pjesën veriore dhe lindore të Kosovës, raporton Express.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që të ketë vërshime qysh sot nga ora 12:00.

“Reshjet të cilat kanë filluar me intensitet më të lartë gjatë orëve të mëngjesit të datës 23/06/2020, do të vazhdojnë edhe gjatë ditës me intensitet të ndryshuar, të cilat në disa zona do të paraqesin mundësi për paraqitje të vërshimeve të shpejta, siç janë rrjedha e sipërme e lumit Llap, zona e Prishtinës me rrethinë dhe pjesa veriore dhe lindore e Kosovës”, thuhet në njoftim. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz