back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajme82 rastet e reja me COVID-19 vijnë nga këto komuna të Kosovës

82 rastet e reja me COVID-19 vijnë nga këto komuna të Kosovës

Të ngjajshme

Ja si votuan Amir Rrahmani dhe Franco Foda në “FIFA The Best”

Gjatë ditës së sotme u mbajt ceremonia e FIFA-së...

Greqi: Protestohet kundër pagave të ulëta

Mijëra grekë u mblodhën sot në qendër të Athinës,...

Hoxhaj: Kurti e izoloi Kosovën – Shqipëria dhe Mali i Zi kanë data për BE

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka paraqitur...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se sot në Kosovë janë konfirmuar 82 raste të reja me COVID-19 dhe janë shëruar 7 pacientë.

Sipas IKSHPK-së rastet pozitive janë raste kontakti, shkruan Reporteri.net.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në komunën e Prishtinës, gjithsej 41, për të pasuar komuna e Gjakovës me 14 raste, Vushtrria me 7, Prizreni 5, Ferizaj 3, Vitia 3, Podujeva dhe Fushë Kosova me nga 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Klinë, Lipjan, Obiliq, Mamushë dhe Rahovec.

Në Kosovë aktualisht janë 991 raste aktive me Covid-19. Gjithnjë sipas të dhënave të Institutit, deri më tani janë kryer 20 mijë e 206 teste për këtë virus nga të cilë 1 mijë e 998 kanë rezultuar pozitiv. Ndërkohë janë shëruar 980 të prekur transmeton Reporteri.
Si pasojë e këtij virusi në Kosovë kanë vdekur 34 persona.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz