back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajme“Shtëpia e Bardhë”: Thaçi e Hoti e kanë gjetur formulën e përfaqësimit...

“Shtëpia e Bardhë”: Thaçi e Hoti e kanë gjetur formulën e përfaqësimit të Kosovës në dialog me Serbinë

Të ngjajshme

Shkodër: Antidroga asgjëson mbi 9 mijë bimë kanabisi

Policia ka zhvilluar disa operacione antikanabis në malësitë e...

Drejt përmbylljes procesi i regjistrimit fillestar të pronave në 20 fshatra

Agjencia Shtetërore e Kadastrës po finalizon procesin e regjistrimit...

Vrasja e Charlie Kirk, qëndrimi i Donald Trumpit ndaj dënimit me vdekje

Presidenti Donald Trump ka bërë thirrje që vrasësi i...

SHBA pezulloi Dialogun Strategjik me Kosovën, Nurellari: Shuplakë për Albin Kurtin

Pezullimi i dialogut strategjik të SHBA me Kosovën, analisti Adri Nurellari, thotë...

Ben Blushi: Albin Kurti, i ndershëm apo i dëmshëm për Kosovën?

Në një postim dhe kritik në Facebook, shkrimtari shqiptar...

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Avdullah Hoti kanë gjetur formulën e përfaqësimit të Kosovës në dialogun me Serbinë, dhe atë do ta përfshijnë në Platformën për këtë proces, kanë thënë burime të KOHËS në Qeveri. Secili nga të dy do të mund të thotë se ka rolin udhëheqës në negociata.

Dhe, këtë e kanë bërë të enjten të dy.Thaçi është thirrur në hierarkinë shtetërore, kur ka argumentuar se ai do t’i prijë ekipit të Kosovës që më 27 qershor do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë, për t’u përballur me delegacionin serb.

“Kosova ka bartësit e institucioneve të shtetit, përfaqësues legjitimë dhe legalë në hierarkinë institucionale”, ka thënë ai. “Por, për të shtuar vëmendjen dhe kureshtjen tuaj, dëshiroj të potencoj se përgjegjësitë janë shumë të qarta në përputhshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

Thaçi dhe njerëz të kabinetit të tij vazhdimisht janë thirrur në nenin 4 të Kushtetutës, kur kanë folur për rolin që duhet ta ketë kreu i shtetit në dialog. Pika e tretë e këtij neni thekson se presidenti “është përfaqësues legjitim i vendit brenda dhe jashtë”.

Nevoja për të mos i lënë rol Thaçit në dialogun me Serbinë është shtruar prej kur ai ka proklamuar idenë e “korrigjimit të kufirit”, një eufemizëm për shkëmbimin e territoreve.

Kryeministri Hoti, që ka thënë të jetë kundër idesë që ia prek Kosovës kufijtë, ka insistuar po të enjten se shteti do të përfaqësohet nga ai në dialogun me Serbinë.

“Ta kemi të qartë të gjithë: në procesin e dialogut Kosova përfaqësohet nga kryeministri i vendit”, ka thënë ai. “Në emër të Republikës së Kosovës për procesin e dialogut flas unë, sepse kompetencat kushtetuese janë të qarta”, ka përsëritur kreu i Qeverisë.

Formula e përfaqësimit të shtetit në këtë proces do të zërë vend në Platformën për dialogun, që kreu i Qeverisë pritet t’ia paraqesë Kuvendit të martën e ardhshme.

Një burim i gazetës në Qeveri ka thënë se me këtë dokument do t’i jepet autorizim i barasvlershëm presidentit, në njërën anë, dhe Delegacionit që do të drejtohet nga kryeministri, në anën tjetër.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz