back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajmeSot takohen liderët politikë, nuk shkojnë VV-ja dhe PDK-ja

Sot takohen liderët politikë, nuk shkojnë VV-ja dhe PDK-ja

Të ngjajshme

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thirrur për një takim sot liderët e partive politike, të cilin takim pritet ta bojkotojnë përfaqësuesit e PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

- Advertisement -

Takimi mbahet me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve të spektrit politik të vendit, në procesin e dialogut me Serbinë, si dhe në prag të vizitës më 27 qershor në Uashington.

Forumi i liderëve mbahet në ora 11:00 në Zyrën e Kryeministrit.

Dje, GazetaBlic derisa ka kontaktuar me nënkryetaren e VV-së, Arbërie Nagavci, ka konfirmuar se kjo parti nuk do të jetë pjesë e takimit.

Sipas Nagavcit, Hoti do duhej të raportonte në Kuvend para të gjithë deputetëve për programin për dialog.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz