back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajmeInfektologu Dreshaj: Nuk ka rënie të agresivitetit të virusit, pritet tjetër valë...

Infektologu Dreshaj: Nuk ka rënie të agresivitetit të virusit, pritet tjetër valë tjetër e ashpër

Të ngjajshme

- Advertisement -

Në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është rritur përsëri numri i të prekurve me virusin Covid-19.

Infektologu Shemsedin Dreshaj ka treguar për Klan Kosovën se aktualisht në klinikën që ai operon, gjenden të shtrirë 64 pacientë.

- Advertisement -

”Liberalizimi i masave në vendet rajonale, ka rezultuar me shtimin e rasteve gjë që është e pritshme pas lirimit nga karantinimi”.

”Në Klinikën Infektive momentalisht janë 64 pacientë, prej tyre 55 janë të konfirmuar me Covid-19 dhe 12 janë në pritje të rezultateve”.

”Si pacientë të shtruar të diagnostifikuar me Covid-19, dhe këta që janë në pritje të rezultateve – disa prej tyre paraqesin gjendje mjaft të rënduar shëndetësore”.

”Nga 55 të konfirmuar pozitiv, 20 i kemi në reparte të varur nga oksigjeni dhe terapia shtesë me një monitorim permanent, në një gjendje relativisht të prekur të tyre”.

”I kemi tre pacientë po ashtu të konfirmuar në mjekimin intensiv Klinikës Infektive, njëri prej tyre është mjaft në gjendje të rëndë me frymëmarrje të asistuar të aparatit”.

”Njëkohësisht i kemi edhe katër pacientë të tjerë në pritje të rezultateve, dhe gjatë natës pritet të kemi rezultatet”.

”Nuk flasim për rënie të agresivitetit të virusit, përkundër mund të flitet për një tjetër valë të ashpër të manifestimit të Covid infeksionit”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz