back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmePronari i mediumit që ishte viktimë e sulmeve kibernetike: Florim e Ardian...

Pronari i mediumit që ishte viktimë e sulmeve kibernetike: Florim e Ardian Alaj janë kriminelë

Të ngjajshme

WOW: Yildiz “shpërthen” me supergol kundër Interit (VIDEO)

Në një ndeshje plot emocione mes dy rivalëve të...

Një grup protestuesish nga Kosova nisen për Hagë

Nesër është paraparë një protestë masive në Hagë, ku...

Engjellusha nis jetesën në Zvicër, detaji që mori vëmendjen (Foto)

Këngëtarja e njohur, Engjellusha Salihu, javë më parë kurorëzoi...

Shkelzen Dakaj, pronari i mediumit, Gazeta InFokus, i cili ka qenë preh e sulmeve kibernetike nga Florim dhe Ardian Alaj ka reaguar pas arrestimit të Ardian Alajt për sulmet e njëjta që i ka bërë edhe Gazetës Insajderi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Dakaj i ka quajtur tashmë të njohurit Alajt kriminel.

“Paramendone në një moment kur kriminel të tillë për pak minuta janë në gjendje të qasen në të gjitha adresat e juaja dhe ju përvetësojnë gjithçka. Sa kriminale është qe dikush ta përvetësoj një pronë, pasuri që e ke ndërtuar me vite”, ka shkruar Dakaj.

Dakaj ka kërkuar dënim maksimal ndaj Alajve.

“Dënim maksimal për kriminel të tillë. Askush nuk guxon ta ketë guximin të kryejn vepra kriminale vetëm pse kanë mundësi dhe ka para e mendon se mund ta blejnë edhe drejtësinë”, ka thënë Dakaj.

Postimi i plotë i Dakajt:

Shpresë për drejtësi!

Arrestimi që ndodhi sot për krime kibernetike është lajm i mirë, jo vetëm për kolegët e Insajderi, Parim Olluri e Vehbi Kajtazi, por për të gjithë ne që kemi qenë dje e mund të jemi nesër cak i sulmeve kibernetike.

Përveç dëmeve materiale, shantazheve e kërcënimeve, të tillë kriminel mund të shkaktojnë edhe probleme familjare, presion psikologjik e frikë e panikë te secili qytetarë apo kompani.

Paramendone në një moment kur kriminel të tillë për pak minuta janë në gjendje të qasen në të gjitha adresat e juaja dhe ju përvetësojnë gjithçka. Sa kriminale është qe dikush ta përvetësoj një pronë, pasuri që e ke ndërtuar me vite.

Paramendojeni, edhe më e frikshme e kriminale është fakti kur dikush ka në duar të gjithë privatësinë tane e të shantazhon e kërcënon pa pikë frike e turpi

Ardian e Florim Alaj janë të tillë. Ketë nuk e them vetëm unë si viktim e tyre por është e dëshmuar me faktet nga hetimet profesionale të policisë dhe prokurorisë.

Drejtësi për të gjithë.

Dënim maksimal për kriminel të tillë. Askush nuk guxon ta ketë guximin të kryejn vepra kriminale vetëm pse kanë mundësi dhe ka para e mendon se mund ta blejnë edhe drejtësinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz