Pas pandemisë udhëtimet nga dhe drejtë Kosovës me aeroplan do të jenë shumë shpejtë më të shkurtra për së paku 15 minuta.
E gjithë kjo pasi Albcontrol nga Shqipëria dhe Agjencia e Shërbimeve etë Navigimit Ajror e Kosovës nënshkruan marrëveshje për hapjen edhe të një korridorit ajror.
Pas kësaj Kosova do të ketë dhe një korridori të ri ajror, pas marrëveshjes së nënshkruar nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit dhe Albcontrol.
“Benefitet janë të rëndësisë shumë dimensionale, e rëndësishme është që pasagjerët njëkohësisht benefite do të kenë aviokompanitë që do të kenë kosto më të ulët në fluturimet që do të bëjnë në vajtje-ardhje, ku fluturimet nga Prishtina do të shkurtohen për 15 minuta”, tha Bahri Nuredini, Drejtor i AshNA-së.
“Kam punuar shumë, kam bashkëpunuar me aleatët edhe në kuadër të mbledhjes së NATO-s tani në normalizimin e aviacionit në Ballkan, në veçanti të hapësirës ajrore të Kosovës. Ekspertët tanë kanë punuar me përkushtim të madh që të arrihet kjo marrëveshje “tha Dritan Gjonbalaj, Kryetar i Bordit të Autoritetit të Aviacionit Civil të Shqipërisë./Indeksonline/