Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur në konferencë për media pas takimit të tij me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Thaçi ka kërkuar që të ketë vendime konkrete për liberalizim të vizave dhe qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm, raporton lajmi.net.
Presidenti ka thënë se BE-ja është vonuar sa i përket liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovë, andaj para përfaqësuesit të BE-së ka kërkuar që sa me shpejt të merret një vendim pozitiv.
“Ishte kënaqësit të shohim zotëri Lajcak në Kosovë. E informova për progresin e Kosovës për reformat. Kosova ka një të ardhme dhe alternativë të vetme që të jetë pjesë e familjes evropiane. Ne jemi mirënjohës për njohje e shteteve të BE-së dhe presim që edhe shtet tjera ta njohin dhe presim vendim për lliberaliz me vizave. Biseduam edhe për çështje tjera që zotëri Lajçak do të ketë në dialog. Çdo përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet me Serbinë është e mirëseardhur”, ka thënë ai.
I Dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se kjo është vizita e tij e parë në Kosovë si Përfaqësues i Lartë i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi dhe për Ballkanin.
“Qëllimi është i qartë, ne kemi qasje serioze kur vjen puna tek regjioni i Ballkanit dhe Kosova në veçanti dhe ne dëshirojmë të ndihmojmë në një marrëveshje përfundimtare në normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu është e rëndësishme që ky proces i filluar në vitin 2011 nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian të përfundojë me një marrëveshje që normalizon marrëdhëniet midis dy vendeve”, tha Lajçak.
Më tutje, duke folur për takimin e tij me presidentin Thaçi, Lajçak tha se takimi ishte shumë i nevojshëm, konstruktiv dhe frytdhënës.
Ai shprehet se do të vazhdojë komunikimin edhe me Thaçin por edhe me liderët e tjerë politikë në Kosovë.
“Ne do të vazhdojmë komunikimin edhe me liderët e tjerë, me kryeministrin, kryetaren e Kuvendit, krerët e partive politike dhe pas kësaj do të vazhdojë vizitën time në Beograd për të folur edhe me liderët atje lidhur me dialogun dhe ne presim që dialogu të fillojë shpejt”, tha Lajçak.
I pyetur për përfshirjen aktive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë – Serbi dhe rolin që do të ketë SHBA sidomos pas takimit të ftuar në Uashington më 27 qershor, Lajçak tha se ekziston bashkëpunim i ngushtë midis BE-së dhe SHBA-ve.
“Ne gjithmonë kemi ngushtë me SHBA-të dhe gjithçka që është arritur deri më tani është arritur vetëm në saje të këtij bashkëpunimi. Ky bashkëpunim do të vazhdojë. /Lajmi.net/