back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeViktima dhe vrasësi i dyshuar kishin shtëpitë 5 metra larg njëri tjetrit

Viktima dhe vrasësi i dyshuar kishin shtëpitë 5 metra larg njëri tjetrit

Të ngjajshme

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Vdes në Spitalin e Pejës i burgosuri T.Zh

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

Ramë Berisha dyshohet që e ka vrarë me armë zjarri fqinjen e parë të tij, Albesa Radi.

Indeksonline ka qëndruar sot në vendin e ngjarjes në Vitomiricë të Pejës, aty ku janë gjetur trupat e dy viktimave.

Shtëpitë e dy viktimave janë shumë afër njëra tjetrës dhe raportet mes dy familjeve thuhet se deri sot në mëngjes kanë qenë tejet të mira.

Madje, mes dy familjeve kishte edhe një lidhje familjare.

Bajram Radi, vëllau i 16 vjeçares së vdekur ka thënë se motra e tij është marrë nga fqinji rreth orës 04 të mëngjesit ndërsa është gjetur e vdekur pak orë më pas.

Trupi i të ndjerës është dërguar për obduksion ndërsa prokurori i rastit ka dalur në vendin e ngjarjes./Indeksonline/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz