back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmePazaret politike rrezikojnë rimëkëmbjen ekonomike, qeveria Hoti planifikon miliardat për autostrada

Pazaret politike rrezikojnë rimëkëmbjen ekonomike, qeveria Hoti planifikon miliardat për autostrada

Të ngjajshme

A i refuzoi UÇK-ja propozimet e Albright? – Flet James Rubin

Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, në dëshminë e...

Tahiri i PDK-së: Edhe nga Burgu, Hashim Thaçi e mban Amerikën në krah të Kosovës

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka shkruar në lidhje...

“Labuba” pushton çmimet Emmy! Ja kush fshihet pas kostumit

Identiteti i Labubu-së që eci në tapetin e kuq...

Se ‘pazaret’ politike ndryshojnë premtimet para-zgjedhore në Kosovë, kjo nuk vihet në dyshim viteve të fundit.

Por, se ‘pazaret’ do të ishin primare në këtë kohë pandemie të koronavirusit, ku të hyrat buxhetore të Kosovës po shënojnë rënie milionëshe, deficiti i buxhetit mund të arrijë në mbi 6 për qind të Bruto Prodhimit Vendor (BPV) nga 2 për qind sa ka qenë e paraparë, rënia ekonomike pritet të jetë rreth 5 përqind, e në rastin më të keq sipas Bankës Botërore deri në 11 përqind, askush nuk e kishte paraparë.

Kjo pasi, Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga LDK ka rikthyer sërish idenë e ndërtimit të autostradave milionëshe.Pazaret politike rrezikojnë rimëkëmbjen ekonomike, qeveria Hoti planifikon miliardat për autostrada

Ishte kryeministri i tanishëm Avdullah Hoti, ai i cili ishte deklaruar kundër projektit të shumëpërfolur të Autostradës së Dukagjinit si për arsyeshmërinë ekonomike e si për nga lista e prioriteteve tjera që ka Kosova gjatë fushatës parazgjedhore të vitit 2019.

“Është komplet i panevojshëm. Është një projekt që nuk do te realizohet nga qeveria e ardhshme. Ne e kemi të qartë çfarë duhet të bëjmë sa i përket atij projekti. Nuk e kemi komoditetin e as s’është e nevojshme që të ndërtojmë autostradë në ato toka bujqësore,” kishte thënë Hoti.

Por, kjo ndryshoi shumë shpejt, kjo pasi pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë ‘Kurti’, Hoti në programin e tij qeverisës e ka rikthyer idenë e investimit të miliarda eurove në asfalt, kjo si duket për t’I kënaqur apetitet e partnerit të tanishëm të qeverisë, AAK-së e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, e cila në kohën sa ishte kryeministër kishte nisur projektin e Autostradës së Dukagjinit e cila pritet të kushtoj së pako 1 miliard euro prej të cilave 560 milionë euro për kryerjen e punimeve dhe pjesa tjetër për shpronësim të 40% të segmentit të autostradës e cila bie në prona private.

Në programin e Qeverisë Hoti, parashihet mobilizimi i 1.2 miliard eurove për vitet 2020-2021 me qëllim të adresimit të sfidave ekonomike të shkaktuara nga pandemia. Por në të njejtën kohë përveq  autostradës së Dukagjinit, parashihet edhe ndërtimi i  autostadës së Anamoravës, përfundimin e punimeve në autostradën e Mitrovicës dhe vazhdimin e autostradës në drejtim të Podujevës.

Tashmë kur në karrikën e të parit të qeverisë, kryeministri Hoti ka thënë se përkundër që LDK ka qenë kundër ndërtimit të Autostradës së Dukagjinit, ajo ka bërë kompromis me AAK’në që të ndërtohet ajo por që të ndiqet aq sa është e mundur traseja ekzistuese. Ai thotë se ndërtimi i saj do të fillojë vitin tjetër.

“Për aq kohë sa një parti politike nuk fiton mbi 50% të elektoratit nënkupton se elektorati ka qëndrime të ndryshme që duhet të harmonizohen brenda një koalicioni. Qëndrimi jonë si LDK ka qenë se s’ka nevojë të ndërtohet Autostrada e Dukagjinit, qëndrimi i AAK-së është që të ndërtohet autostrada, ne kemi arritur një kompromis që kjo të bëhet pjesë e programit qeverisës, në përputhje me buxhetin që do të kemi do t’i hyjmë këtij projekti. Për aq sa është e mundur të ndjekim trasen ekzistuese, me koston që s’është ngarkesë për buxhetin e Kosovës”, thotë ai.

Se brenda LDK-së kanë ndryshuar qëndrimet që i kishin gjatë koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, tregon edhe vendimi i fundit i ministrit të ri të Insfrastukturës, Arban Abrashi, i cili aktivizoj sërish tenderin prej 74 milionë euro për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Gjilan-Konçul, projekt ky i cili ishte anuluar nga ish-ministri Lumir Abdixhiku pikërisht nga LDK, në  kohën sa ishte ministër në këtë dikaster në qeverinë ‘Kurti’.

Por, ky tender nuk ishte i vetmi pasi në faqen zyrtare të prokurimit, janë publikimet për shpallen e tenderëve: Zgjerimi i rrugës Komoran-Skenderaj= 13 milionë euro: Ndërtimi i kyçjeve në Autostradën R6= 8 milionë euro,Zgjerimi i Rrugës Rajonale Mitrovicë – Pejë (Lloti Mitrovic – Skendederaj ), Ndërtimi i rrugës Drelaj – Leqinat.ImageImage

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje tashmë në opozitë, Eman Rrahmani për Syri.net Kosova tha se kjo qeveri ilegale natyrisht që do të jetë edhe qeveri e asfaltit sikur edhe qeverisjet e kaluara.

Rrahmani, shton se vendime të tilla si këto ku madje fillohen edhe ato projekte që ka anuluar ministri nga subjekti i tyre në qeverinë Kurti, tregojnë saktë atë se çfarë kanë në plan  të bëjnë kjo qeveri me paranë publike.

“Qeveria ilegale e Hashim Thaçit qëllimin e vetëm e ka zhbërjen e Republikës në bashkpunim me Listën Serbe dhe Beogradin, si dhe zhvatjen e buxhetit të shtetit. Një ministër si Abrashi i cili perveq se ka treguar servilitetin në karrierën e tij politike për të ardhur në pozita ku do të keqmenaxhonte fondet publike, nuk njihet për tjetër gjë. Natyrisht ai njihet edhe për koalicionin PDK-LDK-AAK-NISMA-LISTA SERBE në zgjedhjet lokale të vitit 2017, ku provoi kapjen e Kryqytetit, shton Rrahmani.

Deputeti Rrahmani, thekson se këto vendime nga kjo qeveri ilegale do të pengojnë zhvillimin e Kosovës, ashtu siq e kanë penduar deri sot.

“Kjo qeveri ilegale shumë shpejt do të marr fund, e vendi do të marr qeveri të zgjedhur nga qytetarët e qeveri ilegale të Hashim Thaçit e Listës Serbe” tha Eman Rrahmani.

Syri.net Kosova ka provuar të marrë qëndrim edhe nga Partia Demokratike e Kosovës, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Ndërsa, analisti Xhevdet Pozhari për Syri.net Kosova tha se buxheti i shtetit do të duhej të kursehej për të garantuar një mirëqenie të popullatës dhe zhvillim të mirëfilltë ekonomik.

Ai shton se kjo qeveri duke e ditur se nuk do të jetë jetëgjatë, tenderët në asfalt janë rruga më e shkurtër për të ngopur apetitet e grupeve të caktuara të interesit.

Qeveria e tanishme e cila më shumë se sa “Qeveria Hoti” duhet të quhet “Qeveria e Listes Srpska” shkaku se jetëgjatësia e saj varet kryekëput nga vullneti i Beogradit me 10 vota përcaktuese të deputetëve serbë dhe 7 të komuniteteve të tjera, nuk reflekton me asgjë vullnetin e shumicës shqiptare. LDK dëshmon se më shumë se në parti, tani është shndërruar në kompani private që interesin e vendit e masin me thellësinë e xhepit të “aksionarëve” të saj. Veçanërisht tani në kohë pandemie kur buxheti i shtetit do të duhej të kursehej për të garantuar një mirëqenie të popullatës dhe zhvillim të mirëfilltë ekonomik. Mirëpo, mbase edhe nuk mund të pritet ndryshe nga një pinjoll i fondit të 3% shit! Me pak fjalë, kjo qeveri nuk do të jetë jetëgjatë dhe tenderët në asfalt janë rruga më e shkurtër për të ngopur apetitet e grupeve të caktuara të interesit.

Tutje, ai shton se doli që çdo premtim paraelektoral nga LDK të ketë qenë një mashtrim i paskrupullt, duke filluar nga kandidatja për kryeministre të cilën e izoluan veç për ta marrë pushtetin me një kandidat që nuk ka as peshë politike me votë por veç është preferencë e kryetarit të partisë.

“Pra, doli që çdo premtim paraelektoral nga LDK të ketë qenë një mashtrim i paskrupullt, duke filluar nga kandidatja për kryeministre të cilën e izoluan veç për ta marrë pushtetin me një kandidat që nuk ka as peshë politike me votë por veç është preferencë e kryetarit të partisë, duke ra ndesh me të gjitha deklarimet e mëparshme se një Qeveri nuk mund të varet nga votat e Listes Srpska (e sot varen kryekëput nga vullneti i saj, respektivisht i Beogradit) dhe deri tek projektet e premtuara për zhvillim ekonomik që tani me planin për ndërtimin e autostradave dëshmojnë se nuk kanë ndryshuar aspak në përmbajtje nga qeveritë e mëparshme të asfaltit. Kur e them këtë, kam parasysh vullnetin e shprehur me votë në zgjedhjet e kaluara ku partitë garuan me një platformë politike, me një ofertë e cila u diskutua gjerë e gjatë midis dy partnerëvë të koalicionit që e shembi LDK-ja” shtoi Pozhari.

Analisti Mustafë Kadriaj, për Syri.net Kosova tha  se nuk mund të vazhdohet pafundësisht me skema sociale për faktin që duhet të investohet  për të krijuar të ardhura të cilat krijojnë parakushte për stabilitet ekonomik dhe financiar si ne nivel shtetror  biznesor dhe qytetar.

Ai shton se nuk duhet të vazhdohet me politika sociale e emergjente por me strategji investive që nga investimi bizneset fillojnë aktivitetin ekonomik, rekrutojnë punëtorë dhe njëherit kontribuojnë në arkën e shtetit me tatimet dhe taksat e tyre.

Leksionet e teoricintve ekonomik e bëjnë të qartë që duhet të kthehemi në retrospektiv duke i gjetur shkaktarët e dëmit ekonomik por gjithnjë duke shikuar nga e ardhmja sepse marrja me të kaluarën është dekadencë ekonomike. E them këtë për faktin që ish- qeveria Kurti do mbahet mend si qeveria e pandemisë, ku ato ditë të izlomimit pak me arsye e më shumë për llagri politike duke shkelur kushtetutën në çdo vendim bën që popullata të krahason kohën e pandemisë me pranverën e vitit 99 kur Kosova ishte në kulmin e luftës dhe të panikës.

Kadriaj thekson se profili i kryeministrit Hoti si një ekonomist  që vepron sipas ligjeve te ekonomisë së tregut është i orientuar në investime sepse investimet determinojnë  zhvillim ekonomik punësim dhe mirëqenie.

E them këtë sepse nuk mundemi te vazhdojmë me politika sociale e emergjente por me strategji investive që nga investimi bizenset fillojnë aktivitetin ekonomik rekrutojnë punëtor dhe njeherit kontribuojnë në arkën e shtetit me tatimet dhe taksat e tyre.

“Jam i vetdijshem qe per laiket e ekonomis eshe apsurde por logjika e ekonomise se tregut me kete ligj  vepron njeherit e gjith bota demokratike vepron sipas keti parimi. Me këtë dua të theksoi që edhe  ndihmat financiare nga miqtë ndërkombëtar janë të orientuar në investime sepse pakot sociale janë për një kohë emergjente siç ishin muajt e pandemisë (prill dhe maj) por nuk mund të vazhdojm pafundësisht për faktin që duhet me investu për me kriju të ardhura të cilat krijojnë parakushte për stabilitet ekonomik dhe financiar si në nivel shtetëror  biznesor dhe qytetar” shton Kadriaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz