back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeMinistri milioner i Ekonomisë: Kjo është pasuria marramendëse e Blerim Kuçit si...

Ministri milioner i Ekonomisë: Kjo është pasuria marramendëse e Blerim Kuçit si dhe tenderët që i fitoi nga AAK

Të ngjajshme

Aksident në Prishtinë, vetura përplaset me motoçikletën

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Amir Rrahmani po bëhet gati për një kthim sa më të shpejt

Kapiteni i kombëtares së Kosovës dhe qendërmbrojtësi i Napolit,...

Në një ceremoni private, Besa Kokëdhima i jep fund beqarisë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima, i ka dhënë...

Ministri i ri i Ekonomisë dhe Ambientit dhe nënkryetari i AAK’së, Blerim Kuçi ka deklaruar se posedon aksione në dy biznese, kapitali i të cilave së bashku kap vlerën rreth 2 milionë euro. Përveç tyre Kuçi posedon edhe pasuri të paluajtshme që tejkalojnë shifrën prej 1 milion euro, shkruan Gazeta Metro.

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi posedon 100 për qind të aksioneve në dy biznese NPN ‘Hidroterm’ dhe ‘Hidroterm BK’ Doo, ku kapitali në dy bizneset së bashku shkon deri në 2 milionë euro.

Në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion për vitin 2019, Kuçi ka deklaruar se është pronar i 7 pronave të paluajtshme, ku hyjnë troje, lokale, shtëpi e banesa dhe të cilat kapin vlerën prej  1 milionë e 178 mijë e 800.

Përveç pasurisë së paluajtshme, Kuçi ka deklaruar edhe pronësinë e dy veturave, të cilat janë marka Mercedes Benz dhe BMW. Vlera e të parit është 65 mijë, ndërsa e BMW 25 mijë euro.

Në këtë LINK mund ta shikoni deklarimin e plotë të pasurisë në AKK.

Metro ka raportuar disa herë për kontratën milionëshe që Kuçi e kishte fituar në vitin 2019 në Suharekë, komunë që udhëhiqet nga bashkëpartiaku i tij Bali Muharremaj, raporton Gazeta Metro.

Në shtator të vitit 2019, kompania ‘Hidroterm’ që është pronë e Blerim Kuçit ka fituar kontratë për projektin për ‘Rregullimin e rrugës brigada 123 Qendër-Suharekë –Sheshi’në vlerë prej 1 milion e 740 mijë euro.

Përveç tenderit bazë, ministri i ri në fund të muajit mars të këtij viti kishte marrë edhe një tender për punë shtesë për projektin e njëjtë.

Në total ndërtimi për sheshin në Suharekë do të kushtojë  1,820,358 euro.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz