back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeDeputetët dështojnë të ratifikojë pesë marrëveshjet ndërkombëtare

Deputetët dështojnë të ratifikojë pesë marrëveshjet ndërkombëtare

Të ngjajshme

“Qajte se të la”, Alba përplaset me Dolcen për Limin

Dy banoret e Big Brother VIP Kosova, Alba dhe...

Mot i vranët e me shi

Sot pritet mot kryesisht i vranët, ndërsa në disa...

Rinumërimi – Deri tani, ia mori mandatin vetëm një deputeti

Nga rinumërimi i votave, mbi 80 mijë vota të...

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë vazhduar seancën plenare gjatë të enjtes. Por pesë marrëveshjet ndërkombëtare që pritej t’i sjellin vendit miliona euro dështuan të ratifikohen nga të zgjedhurit e popullit. Dy partitë opozitare, LVV-ja dhe PDK-ja nuk votuan fare, duke pamundësuar shmangien proceduriale për këto projektligje.

Kryesuesja e seancës, Arbërie Nagavci tha se votën e dy të tretave të deputetëve nuk mund të procedohet tutje për pikat tjera të rendit të ditës.

“Për të vazhduar me pikat e tjera duhet vazhduar me të njëjtën procedurë votimit për shmangien nga rregullorja. Duhet të bërë me 2 e të pranishmëve të deputetëve”, tha ajo.

Marrëveshjet ndërkombëtare që dështuan të miratoheshin janë shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit ‘Dogana 2020’. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz