BallinaLajmeShtetet e Kuintit thirrje politikanëve kosovarë: Zgjedhni gjuhë pa fyerje, qytetarët e...

Shtetet e Kuintit thirrje politikanëve kosovarë: Zgjedhni gjuhë pa fyerje, qytetarët e Kosovës meritojnë më mirë

Të ngjajshme

Muriqi: Nëse kualifikohemi do të jetë si Pavarësi e dytë për ne

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Vedat Muriqi ka folur...

Faton Peci: Sot mbi urën e Ibrit mbjellëm mbi 100 karanfila

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, është zgjuar të dielën...

Humbi ndjenjat gjatë stërvitjes, trajneri i Rumanisë dërgohet në spital

Trajneri i Rumanisë, Mircea Lucescu është dërguar së fundmi...

Shtetet e Kuintit kanë bërë thirrje për politikanët kosovarë që të lënë anash gjuhen fyese dhe kërcënuese.

Në një deklaratë të përbashkët, shtetet e fuqishme thonë se forma e shprehjes së politikanëve kosovarë është e papranueshme dhe se qytetarët e Kosovës meritojnë më mirë.

“U bëjmë thirrje udhëheqësve politikë të Kosovës të diskutojnë lidhur me sfidat dhe mundësitë e shumta me të cilat përballet Kosova pa fyerje dhe kërcënime. E ardhmja demokratike e Kosovës varet nga zgjuarsia e udhëheqësve të saj për të vënë një shembull pozitiv të diskursit shoqërorë dhe respektimin e lirisë së shprehjes.

Çdo formë e gjuhës nxitëse, e në veçanti sulmet personale që synojnë promovimin e objektivave politike, mund të kontribuojnë në një atmosferë që inkurajon akte dhune. Qytetarët e Kosovës meritojnë më mirë” thuhet në komunikatën e shteteve të Kuintit./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz