back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajme34 vjeçarja që rritë 2 fëmijët jetim e kujdeset për vjehrrin, kërkon...

34 vjeçarja që rritë 2 fëmijët jetim e kujdeset për vjehrrin, kërkon ndihmë për ushqime!

Të ngjajshme

KESCO kërkon rritje të çmimit të rrymës mbi 21%

Kompania KESCO i ka dorëzuar ZRRE-së një kërkesë për...

Godet Labinoti: Limi e ka shfrytëzuar Dolcen

Një debat i ashpër është zhvilluar sot në shtëpinë...

FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat

Me kërkesën e autoriteteve të Shqipërisë, Forca e Sigurisë...

34 vjeçarja nga Ferizaj, Teuta Lekaj tash e një vit kujdeset e vetme për 2 fëmijët e saj dhe vjehrrin.

Bashkëshorti i saj vdiq vitin e kaluar, duke i lënë barrën e gjithë familjes e duke ia vështirësuar edhe më shumë jetën asaj.

Si nënë e një djali 5 vjeç dhe e një vajze 2 vjeç thotë se më së shumti ka mungesë për ushqime, kjo pasi që është shumë e vështirë ta mbyllë muajin me ndihmën sociale e ofruar nga shteti.

“Është shumë e vështirë me kalu muajin me 100 euro social. Fëmija kanë shumë gjëra mungesë, më së shumti hjeku për ushqime se për rroba ja bëj diqysh. Unë kujdesem edhe për vjehrrin, babain e burit. Sigurisht që është vështirë me u kujdes e gjitha për krejt por ja dal, duhet me u pajtu që me ja dal”, ka thënë ajo në një bisedë për Indeksonline.

Nëna e dy fëmijëve, poashtu tregon se banon me qera, dhe se ndihet shumë keq duke e ditur faktin se nuk ka shtëpi të veten.

Ajo bënë thirrje që t’i dalin në ndihmë për të siguruar ushqimet, derisa bën me dije faktin se shumë njerëz duke e ditur gjendjen e saj i kanë ndihmuar deri më tani. /Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz