BallinaJetëÇfarë të bëni menjëherë pasi lëndoni kyçet e duarve ose këmbëve

Çfarë të bëni menjëherë pasi lëndoni kyçet e duarve ose këmbëve

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Ndrydhja e artikulacioneve, si kyçi i dorës apo i këmbës, nuk është një problem serioz shëndetësor, pasi mund të kalojë edhe pa marrë trajtim të specializuar, por është aq shqetësues sa nuk mund të rrini pa bërë asgjë!

Nëse do të veproni në kohë, nuk do të ndjeni dhimbje dhe ndrydhja nuk do të kalojë në komplikacione të tjera. Nëse gjyshet na kanë treguar vetëm metodën e qepës së grirë, Living ju tregon dhe disa metoda të tjera natyrale shumë efektive.

Akull

Sipas Klinikës Mayo, në rast ndrydhjeje duhet të aplikoni akull sa më shpejtë të jetë e mundur. Mbushni një qese me disa kubikë akulli e mbajeni në vendin e lënduar për 15 deri në 20 minuta. Përsëriteni këtë çdo dy deri tre orë gjatë ditës së parë. Akulli redukton ënjtjen duke ngushtuar enët e gjakut.

Për të mbajtur nën kontroll enjtjen dhe fryrjen duhet ta lidhni dorën me një fasho.
Rekomandohet gjithashtu përdorimi i vajrave esencialë si ai i piperit. Përzieni dy pika vaj piperi me gjysmë luge vaj kokosi dhe lyejeni zonën ku jeni lënduar tre deri 5 herë në ditë. Për rezultate më të mira, aplikoni kompresa të ngrohtë për dy minuta më pas.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz