BallinaLajmeGjobitet pasi hedh mbeturina skaj rrugës

Gjobitet pasi hedh mbeturina skaj rrugës

Të ngjajshme

Bordi i Transparencës në Shqipëri rrit çmimin e naftës dhe të benzinës

Bordi i Transparencës në Shqipëri ka vendosur sërish rritjen...

FFK publikon prapaskenat nga fitorja historike ndaj Sllovakisë

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një video...

“Behind the Scenes”: Dardanët zbulojnë prapaskenat e fitores epike ndaj Sllovakisë

Një rrugëtim i paharrueshëm është sjellë për publikun përmes...

Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, ka njoftuar se është dënuar një person pasi ka hedhur mbeturina, me 100 euro gjobë.

Jashari ka shkruar se ndotësi kishte sjellur mbeturina të ngurta nga Prishtina dhe kishte hedhur në Klinë të Epërme të Skënderajit, e për këtë ai është gjobitur në vlerë prej 100 euro.

Postimi i plotë nga Jashari:

100 euro gjobë mandatore për personin që ka hedhur mbeturina të ngurta (asfalt) në natyrë, skaj rrugës në Klinë të Epërme.

Ndotësi në këtë rast nga Prishtina, kishte hedhur mbeturinat skaj rrugës dhe falë efikasitetit të Inspektoratit, pasi është zënë në flagrancë është gjobitur sipas legjislacionit në fuqi.

Të dashur qytetarë, për të pasur një mjedis të pastër dhe rrjedhimit jetë të shëndetshme nevojitet që secili nga ne të ruajmë mjedisin tonë ku jetojmë e veprojmë dhe t’i paraqesim tek organet përgjegjëse të gjitha rastet e shkeljeve mjedisore.
Vetëm kështu, së bashku mund të arrijmë që të kemi një qytet, fshat apo lagje të pastër.

Të mbajmë të pastër mjedisin dhe hapësirat publike ashtu siç i mbajmë kopshtet tona!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz