back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeDaçiq: Marrëveshja përfundimtare me Kosovën, pas formimit të Asociacionit të Komunave Serbe

Daçiq: Marrëveshja përfundimtare me Kosovën, pas formimit të Asociacionit të Komunave Serbe

Të ngjajshme

Holanda kalon në 32 orë në javë pune, nga e hëna në të enjten

Java e punës katër-ditore shpesh paraqitet si një ide...

Bëhen bashkë dy ish-yjet e “One Direction”

Zayn Malik dhe Louis Tomlinson, dy ish-yjet e “One...

Turqia kufizon qasjen në rrjete sociale

Qasja në platformat online X, YouTube dhe Instagram është...

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi sot se Serbia është e gatshme për dialog me Kosovën, por se dialogu dhe arritja e një zgjidhje të përhershme, sipas tij, duhet të nënkuptojë një kompromis.

Daçiq, siç transmetojnë mediat serbe, ka theksuar se rrethanat ndërkombëtare kanë ndryshuar dhe se Kosova më nuk e ka shumicën në Kombet e Bashkuara dhe organizatat e  tjera ndërkombëtare.

“Nuk ka më një mbështetje të tillë ‘blanko’ të disa vendeve perëndimore, të cilat nuk mendojnë se çështja është zgjidhur. Ne jemi të gatshëm për dialog, por ai dialog dhe zgjidhja e përfundimtare duhet të nënkuptojnë një kompromis”, tha Daçiq, përcjell Telegrafi.

Shefi i diplomacisë serbe, gjithashtu theksoi se formimi i Asociacionit të Komunave Serbe duhet t’i paraprijë arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz