back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeVV me nismë ligjore që diaspora të votojnë nëpër ambasadat e Kosovës

VV me nismë ligjore që diaspora të votojnë nëpër ambasadat e Kosovës

Të ngjajshme

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se një grup i deputetëve të kësaj partie ka proceduar nismën ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme, përmes të cilit iu mundësohet bashkatdhetarëve që të votojnë në ambasada dhe konsullata të Republikës së Kosovës.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media të nisur nga LVV’ja.

“Mërgata përbën më shumë se 1/3 e popullsisë së tërësishme në Kosovë. Roli dhe kontributi i bashkatdhetarëve ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë i rëndësishëm në jetën ekonomike dhe sociale e politike në Kosovë. Rreth 700 milionë euro në vit, vijnë nga mërgata. Fatkeqësisht dhe jo për fajin e saj, roli politik i mërgatës është reduktuar shumë kur bëhet fjalë përfshirjen e tyre në vendimmarrje”, thuhet në njoftim.

Megjithëse, thuhet tutje në komunikatë, formalisht mundësia e pjesëmarrjes në zgjedhje ju njihej, praktikisht atyre iu është pamundësuar përmes burokracisë e pengesave teknike e administrative.

“Mospërputhja e numrit të madh të bashkatdhetarëve, kontributit politik, kombëtar dhe ekonomik të tyre dhe përfshirjes në zgjedhje, duhet të marrë fund, duke ju ofruar mundësi që të votojnë aty ku jetojnë, në ambasada dhe konsullata të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e VV-së.

Me projektligjin e propozuar nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje votuesit nga mërgata do ta kenë mundësinë që të votojnë në ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës në vendet ku jetojnë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz