back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeJavë me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu me shkarkime rrufesh

Javë me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu me shkarkime rrufesh

Të ngjajshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë këtyre pesë ditëve do të ketë mot të paqëndrueshëm.

IHK njofton se në fushat barike do të ketë luhatje minimale, ndërsa fushat termike mbesin pothuaj konstante, si në temperaturat minimale, ashtu edhe në ato maksimale.

Indeksi UV mbetet i lartë në periudhat kur kupa e qiellit është e hapur.

Reshjet e shiut të përcjella me shkarkime rrufesh, parashihen të jenë lokale dhe afatshkurta, por prezent në të gjitha ditët e kësaj jave.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-10 m/s.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz