back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajme4 ‘mjeket’ e koronavirusit grabisin 10 mijë euro në një supermarket

4 ‘mjeket’ e koronavirusit grabisin 10 mijë euro në një supermarket

Të ngjajshme

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të sivjetme do të...

Offset thyen heshtjen për divorcin me Cardi B

Offset më në fund ka folur hapur për divorcin...

Ministri i Jashtëm i Francës: Shteti palestinez është zgjidhja e vetme për paqen

Ministri i Jashtëm në largim i Francës, Jean-Noel Barrot...

Mot me diell këtë fundjavë, temperatura deri në 30 gradë

Mot më i nxehtë po parashihet në ditët e...

Zyrtarisht nis fushata elektorale për zgjedhjet lokale

Zyrtarisht në orën 00:00 ka nisur fushata zgjedhore për...

Një grup burrash në Afrikën e Jugut, pretenduan se ishin ekspertë shëndetësorë për të inspektuar situatën e COVID-19 në terren, por në fakt ato ishin thjesht një grup grabitësish.

Katër burra të veshur si mjekë kanë vjedhur rreth 10 mijë euro në një supermarket ushqimesh në provincën KwaZulu-Natal.

Grabitësit ishin veshur me përparëse të bardha dhe kishin të mbuluar fytyrën me maska mbrojtëse, duke mos lënë dyshime se ato mund të ushtronin aktivitet kriminal. Pasi hynë në supermarket, ato i drejtuan armën arkëtares dhe i kërkuan paratë. Pasi morën atë që kërkuan, ato janë larguar nga vendngjarja. I gjithë momenti është fiksuar nga kamerat e sigurisë në supermarket, ndërsa policia raportohet se ka nisur një hetim mbi rastin.

“Katër burra që ishin veshur me rroba të bardha, hynë në një supermarket dhe u drejtuan drejtë arkëtares dhe i kërkuan paratë. Ajo iu përgjigj të gjitha kërkesave të tyre dhe fatmirësisht e gjitha mbaroi pa lëndime. Grabitësit kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash, por ne jemi vendosur në ndjekje të tyre”, u shpreh zëdhënësi i policisë Mthokozisi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz