Albulena Balaj, zv.kryeministre ka komentuar deklaratat nga opozita se zgjedhja e një zëvendëskryeministri serb zbeh legjitimitetin e Qeverisë Hoti.
Balaj thotë se është Albin Kurti që për herë të parë ia dha Listës Serbe dy ministri, ndërkohë që emëroi për vete një këshilltar serb.
“Në asnjë mënyrë nuk e zbehin legjitimitetin. Kjo qeveri është legjitime, sikurse cdo qeveri tjetër. Harrojnë që për herë të parë në Kosovë dy ministri i janë dhënë Listës Serbe pikërisht nga Albin Kurti. Mos të harrojmë të tjerat. Kurti ka pasë këshilltarë që nuk e kanë njohur Kosovën. Kjo është ajo që duhet të bëhet temë, e jo emërimi i një zv/kryeministri” tha ajo.
Por zv.kryeministrja Balaj ose ka harruar ose ka shpifur, ngase Qeveria Haradinaj kishte tre ministra serb nga Lista Serbe.
Këta ishin emrat e kabinetit qeveritar të Qeverisë Haradinaj:
Kryeministër Ramush Haradinaj
Zëvendëskryeministra:
Enver Hoxhaj
Fatmir Limaj
Behgjet Pacolli
Dalibor Jevtiq
Dardan Berisha
Ministrat
Ministria e Financave: Bedri Hamza
Ministria e Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë: Besim Beqaj
Ministria e Drejtësisë : Abelard Tahiri
Ministria e Drejtësisë: Uran Ismajli
Ministria e Integrimeve Evropiane: Dhurata Hoxha
Ministria e Kulturës: Kujtim Gashi
Ministria e Infrastrukturës: Pal Lekaj
Ministra e FSK-së Rrustem Berisha
Ministra e Arsimit: Shyqeri Bytyqi
Bajram Hasani : Ministria e Tregtisë
Ministër i Punës Skender Recica
Ministria e Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli
Ministria e Mjedisit Albena Reshitaj
Ministria e Punëve të Brendshme Flamur Sefaj
Ministria e Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka
Ministria e Diasporës Dardan Gashi
Ministria e Pushtetit Lokal Ivan Todosijeviq
Ministria për Kthim: Dalibor Jevtiq
Ministria e Bujqësisë Nenad Rikalo
Ministria e Administratës Publike Mahir Jagcilar
Ministria e Zhvillimit Rural Rasim Demiri