BallinaLajmeKur do t’i jepet leja BIK-ut për ndërtimin e Xhamisë së Madhe?...

Kur do t’i jepet leja BIK-ut për ndërtimin e Xhamisë së Madhe? Flet Shpend Ahmeti

Të ngjajshme

Aksident i rënë në Cerovikë të Klinës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur paraditën e...

Paga e 13-të del me 31 mars

Deputeti i LVV-së, Fatos Geci, i cili është edhe...

Vrasja me tre plumba në Vushtrri, rikonstruktohet ngjarja tragjike e marsit të vitit 2025

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka zhvilluar, sot më, 27.03.2026,...

Shqipëria zyrtarizon ndeshje miqësore për ditën e marte

Shqipëria nuk ia doli të arrij në finale të...

Çështja e ndërtimit të Xhamisë së Madhe apo Qendrore në Prishtinë, ka disa vite që ka qenë njëra ndër temat më të diskutuara në vend. Lokacioni se  ku duhet ajo të ndërtohet po ashtu ka qenë njëra ndër sfidat që ka përcjellur që nga fillimi këtë proces ende të pa finalizuar, raporton IndeksOnline.

Në Ditën e Fitër Bajramit, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, kishte dhënë lajmin se Bashkësia Islame në Kosovë, kishte dorëzuar lejen në komunë për të filluar ndërtimi i saj.

E tani kur kanë kaluar 11 ditë që nga ajo deklaratë, i kontaktuar nga IndeksOnline, Ahmeti ka bërë me dije  se aktualisht aplikimi i BIK-ut për ndërtimin e Xhamisë së Madhe është duke u shqyrtuar brenda Drejtorisë së Urbanizmit.

Procesi sipas tij është në rrjedhat normale administrative, siç i ndodh çdo projekti, ndonëse kësaj radhe kemi të bëjmë me një projekt më të madh.

“BIK ka aplikuar, ndërsa tani është duke u shqyrtuar brenda Drejtorisë së Urbanizimit. Ky nuk është projekt i vogël, por po shqyrtohet brenda afateve. Në momentin kur janë gati pastaj ju lajmërojmë”, tha Ahmeti për IndeksOnline.

Sipas Ahmetit tani janë duke u diskutuar disa detaje e që lidhen me kushtet e ndërtimit, ashtu siç bëhet në çdo rast kur jepen leje.

“Pritet të finalizohet shpejtë, nuk ka ndonjë problem vetëm se janë disa detaje të cilat duhet mu definu sipas planit rregullativ në fuqi dhe sipas ligjeve”, theksoi Ahmeti.

Ndryshe kërkesa për një xhami të përmasave të tilla e cila pritet të ndërtohet pranë Postës së Madhe në Prishtinë, ka qenë e kamotshme./IndeksOnline/

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz