BallinaLajmeThaçi: Kurtit i mbetet të reflektojë – sikur t’i pranonte këshillat e...

Thaçi: Kurtit i mbetet të reflektojë – sikur t’i pranonte këshillat e mia, sot do ishte në zyrën ku ka qenë

Të ngjajshme

Zbulohet lista e plotë e konkurrentëve të “Ferma VIP 3”

“Ferma VIP” rikthehet këtë të premte me sezonin e...

Reagimi i Vesa Lumës pas largimit të Stenaldo nga BBV: Nuk jemi ende gati si shoqëri

Këngëtarja Vesa Luma ka reaguar në rrjetet sociale pas...

Pesë vite pa Cimën: Mesazhi prekës i Adelinës për babanë e saj

Deputetja e LDK-së, Adelina Thaçi-Meta, ka kujtuar babanë e...

Sulme iraniane raportohen në të gjithë rajonin, dy të vrarë në Abu Dhabi

Në disa vende të Lindjes së Mesme po raportohen...

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka folur edhe njëherë për shkarkimin e Albin Kurtit nga pozita e Kryeministrit të Kosovës, dhe sipas tij këtu nuk pati rol faktori ndërkombëtar.

Megjithatë në Opnion, Thaçi u shpreh se raportet që krijoi Kurti me Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çuan në rrëzimin e Qeverisë.

“Zhvillimet që kanë ndodhur mes partnerëve të koalicionit fillimisht pothuajse të armiqësuara në skenën politike, përballë të gjithëve dhe askush me të. Ishin raportet edhe me Shqipërinë por edhe ato ndaj SHBA-ve. Krijoi rrethanën vet që të shkarkohet vet nga 2/3-tat e deputetëve”, tha ai.

Sipas tij, “moskomunikimi i sinqertë me Uashingtonin, mosbesimi që ka treguar ndaj SHBA-ve dhe mos-prezantimi i së vërtetës ndaj SHBA-ve në komunikimin që kisha me të dhe të vlerësohet se Shtëpia e Bardhë të jetë e Kuqe apo e verdhë janë gabime strategjike të një Kryeministri të Kosovës”.

A pati rol SHBA në rrëzimin e Kurtit?

“Ky është një konspiracion dhe është paranojë kushdo që e prezenton. Kanë votuar deputetë të gjitha partive përjashtim prej njërës. Unë nuk dua që bisedën ta personalizojë edhe sonte këtu me ish-kryeministrin. Nga ana ime nuk kam pasur ndonjë problematikë. Unë kur kam qenë lider politik e kam ballafaquar në beteja politike dhe i ka humbur të gjitha në mënyrë spektakolare”, tha më tej presidenti.

Tutje Thaçi u shpreh se nëse Kurti do t’i dëgjonte këshillat e tij, do të ishte akoma kryeministër.

“Tash i mbetet atij të reflektojë. Në takimet që kisha me të jam munduar ta këshillojë. Sikur t’i merrte ato këshilla sot do ishte në zyren ku ka qenë [Zyrën e Kryeministrit]”. Kanë qenë takime normale, takime korrekte të dëgjimit me respekt nga ajo që kemi dëgjuar nga njëri-tjetri”.

“Nga ana ime është ofruar bashkëpunimi, ka pasur mundësi të jashtëzakonshme bashkëpunimi. Me pretendimet për të shtyr një agjendë që nuk kishte vlera të vullnetit qytetar as të vullnetit perëndimor”.

“Mund të them që askush nuk e shkarkoi atë por e ka shkarkuar vetveten me gabimet e tij”, u shpreh Thaçi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz