BallinaLajmePublikohen emrat e mbrojtjes së afërt të Thaçit që sulmuan aktivistin

Publikohen emrat e mbrojtjes së afërt të Thaçit që sulmuan aktivistin

Të ngjajshme

Zbulohet lista e plotë e konkurrentëve të “Ferma VIP 3”

“Ferma VIP” rikthehet këtë të premte me sezonin e...

Reagimi i Vesa Lumës pas largimit të Stenaldo nga BBV: Nuk jemi ende gati si shoqëri

Këngëtarja Vesa Luma ka reaguar në rrjetet sociale pas...

Pesë vite pa Cimën: Mesazhi prekës i Adelinës për babanë e saj

Deputetja e LDK-së, Adelina Thaçi-Meta, ka kujtuar babanë e...

Sulme iraniane raportohen në të gjithë rajonin, dy të vrarë në Abu Dhabi

Në disa vende të Lindjes së Mesme po raportohen...

Përmes një komunikate për media, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar emrat e mbrojtjes së afërt të presidentit Hashim Thaçi që sulmuan aktivistin e tyre gjatë ditës së djeshme.

Sipas Vetëvendosjes dy prej tyre janë truproje të presidentit dhe nuk janë fare policë, dy të tjerë janë polic dhe një tjetër nuk është identifikuar.

“Personat e involvuar në këtë sulm brutal ndaj qytetarit dhe aktivistit Veron Hasani, janë Naser Mexhuani truproje, jo polic, i zgjedhur kryetar i degës së PDK-së në Kastriot; Lulzim Buja truproje, jo polic; Qemajl Velekinca mbrojtje e afërt, polic; Bekim R. Gashi mbrojtje e afërt, polic”, thuhet në komunikatën e Vetvëndosjes.

Gjithashtu në këtë komunikatë, Vetëvendosja ka përmendur fjalimin e nënkryetarës së tyre, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, e cila tha se liria e shprehjes është e garantuar me Kushtetutë.

“Aktivisti Veron Hasani nuk kishte thënë as o Hashim hajni, e as Hashimi apo Presidenti është hajn. Si e ndërlidhën truprojat e Thaçit këtë thirrje me Presidentin, si e ditkan ata se sa herë që thuhet fjala hajn, është fjala për Presidentin. Apo edhe ata, e sidomos ata duke qenë mbrojtje e afërt, e njohin para së gjithash dhe nga afër atë si hajn”, ka thënë ajo.

Muhlaxha Kollçaku th tha se ngjarja do të ishte edhe më e rëndë po të mos ishin prezent gazetarët dhe qytetarët që ndërhynë për ta ndihmuar Veron Hasanin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz