Avdullah Hoti gjatë kohës që ishte deputet i Kuvendit, kishte deklaruar pasurinë e tij në AKK.
Në bazë të asaj që shihet në deklarimin e Hotit, shihet se ai ka tri banesa të cilat janë në pronësi të përbashkët.
Hoti nuk ka deklaruar ndonjë pasuri të luajtshme, ndërkaq në bankë ka deklaruar pak më shumë se 1 mijë e 200 euro.
Sidoqoftë, ai ka deklaruar se merr disa paga vjetore nga institucionet publike, dhe ato arsimore private. /Lajmi.net/

