back to top
Sunday, February 8, 2026
BallinaDrenica +Drenica SportVjen lëndimi i parë i madh pas rikthimit të futbollit në Kosovë,...

Vjen lëndimi i parë i madh pas rikthimit të futbollit në Kosovë, Përparim Islami i Feronikelit do të futet në operim

Të ngjajshme

E dhimbshme zbrazja e Skenderajt: Mungesa e të rinjve mbyll palestrën “Arena” pas 10 vitesh funksionim

Pas një dekade aktiviteti, palestra sportive “Arena-Runik” në Runik...

Rikthim i çmendur i Cityt në “Anfield”, fiton në mënyrë spektakolare

Liverpooli i bëri konak sot Manchester Cityt në kuadër...

Aksidenti mes motoçikletës dhe veturës në Gjakovë, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur mes një veture dhe...

Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Gjakovë, Policia jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Osek Hilë...

Barazon City, shënon Bernardo Silva

Manchester City ka barazuar rezultatin në “Anfield” ndaj Liverpoolit. Është...

Mbrojtësi anësor i Feronikelit, Përparim Islami, në duel me Ballkanin, në ndeshjen e vlefshme për Digitalb Kupën e Kosovës pësoi një dëmtim që po del të jetë i rëndë.

Islami që u zëvendësua në pjesën e dytë ka lënduar ligamentet e gjurit dhe do të futet në operim. Ai bëhet lojtari i parë që pëson dëmtim të rëndë pas rikthimit të futbollit në Kosovë, pas bllokimit nga pandemia e coronavirusit.

“Që në fillim e pash që ishte një lëndim i rëndë. Provova të luaja por e pash se e kisha të pamundur”.

“Sot jam kontrolluar në detaje dhe më duhet të futem në operim pasi dëmtimi është i rëndë”, ka thënë Islami për Telegrafin.

Njëri prej futbollistëve më cilësor në vitet e fundit në futbollin tonë, beson që do të rikthehet edhe më i fortë pas operimit.

“Do të mungojë deri në fund të vitit, por besoj që do të jem gati për dhjetor. Futbolli këto i ka edhe lëndimet”.

“Do të punoj që të kthehem sa më shpejt që të jetë e mundur dhe për këtë kam besim. Shpresoj që Feronikeli edhe pa mua të arrijë objektivat që i kemi vërë vetës”, përfundoi Islami./Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz