Në vikend ka ndodhur një aksident komunikacioni në Komoran të Drenasit, ku një 20-vjeçar vdiq e një tjetër ka marrë lëndime trupore.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në mes të një veture dhe dy motoçikletave.
“Si pasojë e aksidentit dy drejtuesit pësojnë lëndime trupore me ç’rast njeri prej tyre ndërron jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion ndërsa i dyshuari arrestohet dhe dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim e Policisë së Kosovës.