BallinaLajmeDeputeti i LDK'së del kundër Isa Mustafës për raportin e UNDP-së

Deputeti i LDK’së del kundër Isa Mustafës për raportin e UNDP-së

Të ngjajshme

Kosova e Panamaja me marrëveshje, hiqen vizat për pasaportat diplomatike

Kosova dhe Panamaja kanë arritur marrëveshje për heqjen e...

Njofton ZRRE: Shtyhet vendimi për daljen në treg të hapur të energjisë

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), ka njoftuar se...

Vrasja e Liridona Ademajt – Kokalla: Në Polici më thanë se isha kryesori i rastit

Në Gjykatën Themelore ka vazhduar seanca për rastin e...

Mjeke shtatzënë sulmohet nga qentë endacakë brenda QKUK-së, kjo është gjendja e saj

Një mjeke shtatzënë është sulmuar nga qentë endacakë në...

Deputeti Haxhi Avdyli ka dalë kundër liderit të partisë së tij, Isa Mustafa.

Mustafa para pak minutash përmes një postimi në Facebook kishte kundërshtuar statistikat e raportit të UNDP-së, ku qytetarët ishin shprehur të kënaqur me punën e Qeverisë.

Por, Avdyli në shënimin e tij, ka theksuar se ai u beson statistikave e jo fjalëve.

“Kur numrat flasin, fjalët janë të tepërta. Unë iu #besoj numrave sepse ato bazohen në fakte e realitet. Fjalët të bazuara në perceptime paraqesin vetëm dëshira personale që dikur veniten”, ka shkruar Avdyli.Mustafa ndër të tjera ka shprehur habinë e tij se si një qeveri që dy herë e shkeli Kushtetutën, të kënaq më shumë se gjysmën e qytetarëve.

Regimi i plotë i Mustafës:

Të nderuar miq
U mundova dje dhe sot të lexoj statistikat , sipas sugjerimeve të një ambasadori të një vendi shumë të respektuar, se ato flasin vet.
E pyeta veten, si mundet një qeveri ku për shkak të pandemisë kanë mbetur të punojnë edhe 5 ministra të LDK-së, e cila dy herë shkeli Kushtetutën, të ketë përkrahje të tillë. Një qeveri e cila shkarkon borde dhe e pranon publikisht se po i instalon partiakët e vet. Nuk më folën rezultatet.
Nuk besoj se duhet të shkelet Kushtetuta për ta fituar perceptimin nga qytetarët.
Nuk besoj, poashtu, që institucionet e bllokuara nga Covid-19, të cilat nuk mbajnë takime dhe aktualisht janë jofunksionale, marrin përkrahjen e mbi 3/4 të të anketuarëve me telefon nga UNDP për punën e mirë të tyre.
Këto mund të jenë simpati personale. Më së paku vlerësime!
Prandaj, po i lexoj por, që flasin nuk më flasin këto statistika! IM

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz