back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeSkenderaj/Kur krijon fabrikë milionëshe pa u pështjellur me politikë

Skenderaj/Kur krijon fabrikë milionëshe pa u pështjellur me politikë

Të ngjajshme

Familja e madhe Bajraktari nga Klina e Epërme e Skenderajt, është dëshmi e gjallë e punës së ndershme. Kjo familje kapitalin e saj prej milionave e ka krijuar me mund, djersë dhe shumë larg politikës, që rëndom në Kosovën e pasluftës disa e kanë shfrytëzuar duke ia dal mbanë.

Dhe si rezultat i punës së vazhdueshme, angazhimit i madh e i vogël, që vetëm me ndershmëri të punohet, sot kjo familje ka fabrikën e vetme e llojit të saj në Kosovë, që prodhohet styropori EPS, por edhe materiale të tjera ndërtimore.

Investimi i bërë për të krijuar fabrikën Adifix, që arrin milionishin është arritje për familjen Bajraktari, e cila vetëm ajo e di sa e vështirë dhe e mundimshme ka qenë rruga për të arritur këtu ku ndodhet sot.

Kenan Bajraktari, është njeri nga meshkujt e kësaj familjeje, dyert e të cilës gjithmonë kanë qenë të hapura për këdo që ka pas nevojë për material ndërtimor në dyqanin e hapur para shumë vitesh.

Ai tregon se në fabrikën Adifix është instaluar sistemi i pajisjeve më të avancuara për prodhimin e styroporit, ku prodhohen gjithashtu edhe materiale të tjera ndërtimore.

“Adifix merret me prodhimin e materialeve ndërtimore, llaçeve për suvatim por edhe me prodhimin e produkteve të tjera të ndërtimit, fal zgjerimit të linjave të reja të prodhimit, për tregun e brendshëm dhe të jashtëm. Kemi instaluar pajisjet më të avancuara për prodhimin e styroporit EPS”, shprehet Bajraktari.

Adifix sot është futur suksesshëm në tregun vendor, ku partnerët bashkëpunues janë të kënaqur me shërbimet dhe kualitetin e produkteve që ofrohen në këtë fabrikë, që ndodhet në fshatin Klinë e Epërme, buzë aksit rrugor Skenderaj-Mitrovicë./Rajoni.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz