BallinaLajmeLAJMI I FUNDIT: Koalicioni LAN po synon ta votojë Qeverinë Hoti të...

LAJMI I FUNDIT: Koalicioni LAN po synon ta votojë Qeverinë Hoti të martën

Të ngjajshme

Porositi armë në SHBA për t’i shitur në Angli, i riu shqiptar dënohet me 6 vjet burg

Një 19-vjeçar shqiptar në Britani është dënuar me 6...

Bellingham do të mungojë edhe ndaj Japonisë

Jude Bellingham nuk do të jetë prezent në fushë...

Kombëtarja turke merr rrugën për Kosovë, nesër finalja e madhe e “play-offit”

Kombëtarja e Turqisë ka marrë rrugën për në Kosovë,...

​KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeveria

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të...

Pas shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese ku iu dha drita e gjelbër Kuvendit për ta formuar Qeverinë e re pa shkuar vendi në zgjedhje, tani koalicioni ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, është duke u munduar që të mos vonohet në këtë drejtim.

Klan Kosova përmes burimeve të sigurta mëson se koalicioni LAN po synon që të martën (02 qershor, 2020) në ora 10:00, ta mbajë seancën në Kuvend për votimin e Qeverisë.

“Nëse të hënën shpërndahen vendimet e Gjykatës Kushtetuese, në po atë ditë ne do ta kërkojmë me 64 nënshkrime të deputetëve seancën që të mbahet të martën ose ndonjë ditë tjetër që vendosë Kryesia e Kuvendit”.

Sipas këtij burimi, seanca mund të mbahet edhe të hënën nëse kështu vendos Kryesia e Kuvendit.

Poashtu mësohet se ky koalicion është duke i bërë përgatitjet e fundit për seancën në fjalë.

Ky burim thotë se janë të paktën 64 vota që do ta mbështesin formimin e Qeverisë në krye me Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz