back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeKurti kujton Rasim Kiçinën dhe Ragip Halilajn: Cilido që harron dëshmorët, harron...

Kurti kujton Rasim Kiçinën dhe Ragip Halilajn: Cilido që harron dëshmorët, harron edhe qëllimin

Të ngjajshme

Mustafa: Presidentja dhe Kryeministri të mbajnë përgjegjësi për rrënimin e marrëdhënieve me SHBA-në

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa kritikoi qëndrimin e Presidencës...

10 mami shqiptare në pritje të ëmbël në të njëjtën kohë

Një rastësi e bukur ka bërë bashkë 10 mami...

Imri Ahmeti premton realizim 100% të planprogramit për Lipjanin

Kandidati për kryetar të Lipjanit ng radhët e Lidhjes...

Media holandeze raporton për protestën kundër Gjykatës Speciale në Hagë

Tek Gjykata Speciale për Kosovën në Hagë, këtë të...

Kryeministri në detyrë i Kosovës, ka përkujtuar dëshmorët e kombit, Rasim Kiçinën e Ragip Halilajn.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se luftëtarët tanë të çilirimit, kishin edhe misionin e mbrojtjes së popullatës civile, misioni ky që sipas Kurtit u krye me përkushtim deri në flijim, transmeton lajmi.net.

“Rasimi dhe Ragipi dhanë jetën për këta dy përbërës të kombit, integritet njerëzor dhe territorial. Dëshmorët tanë janë ata që masin përgjegjësinë dhe ndërgjegjen tonë. Cilido që harron dëshmorët, harron qëllimin. Sepse, vetëm në personin e dëshmorit qëllimi mbetet i pazbehur”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Luftëtarët tanë të çlirimit kishin edhe misionin e mbrojtjes së popullsisë civile, të cilën e kryen me përkushtim deri në flijimin e jetës së tyre. Kjo dëshmon përgjegjësinë e lartë me të cilën u krye lufta jonë çlirimtare. Ajo kërkonte edhe çlirimin e atdheut prej pushtuesit, por dhe mbrojtjen e jetës së njerëzve prej maskrave që kryente pushtuesi serb. Në këtë datë ne duhet të përkujtojmë lavdinë që ngrihet prej dashurisë dhe vetëmohimit të luftëtarëve tanë për popullin.

Sot më shumë se kurrë, emrat e Rasim Kiçinës dhe Ragip Halilaj duhet të na shërbejnë si njësia e detyrueshme e masës për çfarë kryejmë në emër të mbrojtjes së popullit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Rasimi dhe Ragipi dhanë jetën për këta dy përbërës të kombit, integritet njerëzor dhe territorial. Dëshmorët tanë janë ata që masin përgjegjësinë dhe ndërgjegjen tonë. Cilido që harron dëshmorët, harron qëllimin. Sepse, vetëm në personin e dëshmorit qëllimi mbetet i pazbehur. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz