back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeKomisioni i Venecias i gatshëm t’i përgjigjet Kurtit: Nëse vjen kërkesa, do...

Komisioni i Venecias i gatshëm t’i përgjigjet Kurtit: Nëse vjen kërkesa, do të marrim vendim

Të ngjajshme

Aksident trafiku në Vitromiricë të Pejës, lëndohen katër persona

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident...

John Terry zbulon pse dëshiron që Liverpool të fitojë Premier League këtë sezon

Ish-ylli i Anglisë, John Terry, ka shprehur mendimin e...

Kosova në krizë demografike: Humb 10% të popullsisë brenda 13 viteve

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në Kosovë për...

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton sot për krijimin e një shteti palestinez

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të...

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë dje vendim pro dekretit të Thaçit. Një verdikt i tillë ka shkaktuar nervozizëm të madh tek zyrtarët e Vetëvendosjes, të cilët kanë paralajmëruar protesta dhe veprime të tjera të cilat do ta parandalojnë krijimin e qeverisë së re. Një ndër opsionet e VV-së është edhe Komisioni i Venecias, aty ku VV e kishte dërguar njëherë këtë çështje, por që kishte marrë refuzimin për trajtim.

Vetëvendosje duket se do t’i shter të gjitha mundësitë ligjore që ta parandalojë krijimin e qeverisë Hoti.

Ky subjekt politik, mund t’i drejtohet këto ditë Komisionit të Venecias në lidhje me dekretin e shpallur në përputhje me aktin më të lartë juridik në Kosovë nga Gjykata Kushtetuese.

Një veprim të tillë e paralajmëroi dje edhe ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca në një debat televiziv, menjëherë pas vendimit të Kushtetueses.

Lajmi.net është interesuar në lidhje me qëndrimin e Komisionit të Venecias sa i përket një kërkese të tillë të dytë.

Komisioni i Venecias është pyetur nëse ka ende ndonjë mundësi të mbetur që ky dekret të kthehet për interpretim në Komisionin e Venecias.

Zyra për media e këtij Komisioni, për lajmi.net kanë lënë të kuptohet se janë të gatshëm, dhe se në momentin që një kërkesë e tillë vije, ata do të japin përgjigjen e tyre, mirëpo pa specifikuar nëse do ta marrin nën shqyrtim.

“Komisioni i Venecias do të merr vendim kur dhe nëse një kërkesë e tillë na vjen”, thuhet në përgjigjen e Komisionit të Venecias.

Në anën tjetër, kërkesa e parë e qeverisë në detyrë për Komisionin e Venecias ishte cilësuar edhe si e pamatur për shkak se palët e përfshira në proces nuk mund të kërkojnë interpretim nga ky komision.

Sipas disa njohësve të çështjeve juridike, kërkesë për ndihmë dhe asistim nga Komisioni i Venecias mund të kërkojë vetëm Gjykata Kushtetuese në rast të ndonjë çështje për të cilën kanë dyshime.

Nga ana tjetër, aktivistë të Vetëvendosjes tashmë në rrjete sociale kanë paralajmëruar një protestë  e cila do të mbahet më 5 qershor në Prishtinë, mirëpo që nuk dihet ende nëse ka organizim zyrtar në lidhje me këtë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz