BallinaLajmeFlet edhe Avdullah Hoti: Mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese, askush nuk humbi

Flet edhe Avdullah Hoti: Mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese, askush nuk humbi

Të ngjajshme

I dekretuari për kryeministër, Avdullah Hoti ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ia hap rrugën për t’u zgjedhur shef i Qeverisë së re, raporton Gazeta Blic.

Ai ka shkruar se askush nuk ka humbur nga vendimi i sotëm i instancës më të lartë gjyqësore në vend.

“Askush nuk ka humbur. Rimëkëmbja e mirëbesimit në mes nesh dhe respektimi i rendit institucional është detyrë dhe obligim yni i përbashkët”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Si mandatar për kryeministër të Qeverisë së Kosovës, mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Është koha të bashkohemi për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve tanë.

Askush nuk ka humbur. Rimëkëmbja e mirëbesimit në mes nesh dhe respektimi i rendit institucional është detyrë dhe obligim yni i përbashkët.

Bashkë me miqtë tanë strategjikë, SHBA-të dhe BE-në, do të punojmë me përkushtim për jetësimin e aspiratave tona për integrime euroatlantike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz